LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë ka së paku 120 ”ushtarë” të marrëdhënieve me publikun (Foto)

Qeveria e Maqedonisë ka së paku 120 ”ushtarë” të marrëdhënieve me publikun (Foto)

I mbani mend kritikat e LSDM-së kur ishte në opozitë lidhur me të punësuarit për promovim në Qeverinë e kaluar të Maqedonisë që udhëhiqej nga Nikolla Gruevski?

Në Qeverinë e re që udhëhiqet nga LSDM-ja ka 18 persona më shumë se ajo e kaluara, që e kryejnë detyrën e Marrëdhënieve me Publikun që ndryshe njihen si PR (Public Relations).

Në raportin e kërkuar nga ”Makfax” nëpërmjet mundësisë për qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik merret vesh se në Qeveri dhe nëpër ministri janë të punësuar hiç më pak se 120 ”ushtarë” për të promovuar punën e kryeministrit dhe ministrave në çdo sektor.


Për shërbyesit që ndihmojnë institucionet në Marrëdhënie me publikun në vitin 2016 janë dhënë 690 mijë euro për një vit në formë të pagave dhe kontributeve tjera, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Këtë vit pritet që këto shuma të rriten pasi ka rritje të stafit në përgjithësi për 18 persona më shumë.

Qeveria e Maqedonisë ka 40 persona të punësuar për Marrëdhënie me publikun.

Ministria me më shumë të punësuar, përveç Qeverisë, është Ministria për Punë të Brendshme. 12 të punësuar kujdesen për informim dhe promovim të punës së kësaj ministrie. Më pak të punësuar në këtë sektor ka ministria e Bujqësisë, edhe atë vetëm një.

Tek numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë sektor, nuk janë të përfshirë kameramanët dhe fotoreporterët.

Nga Qeveria për këtë numër të të punësuarve thonë se janë të fokusuar në transparencë dhe kontrollë të gjithë mënyrave dhe kanaleve të komunikimit, me mediumet dhe qytetarët. /Telegrafi/

Raportin e plotë mund t’a shihni këtu.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori