Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu tha se një problem i madh për Kosovën dhe bizneset e saj është mungesa dhe problemi i energjisë elektrike.
“Është keq që pas shumë viteve që të kemi këtë problem me energji elektrike. Për shkak të kostos së energjisë elektrike prodhimet kosovare janë mbi 10 për qind”, tha ai në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.
Sipas tij, duhet të ketë subvencionim të prodhimeve vendore.
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka lansuar edhe platformën online për hartimin e biznes planeve. Ky aktivitet u organizua në kuadër të aktivitetit “Asistencë në krijimin e planeve të biznesit për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) në Kosovë”.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gerxhaliu tha se Biznes plani është çelësi i absorbimit të mjeteve nga Bashkimi Evropian për të gjitha bizneset.
“OEK përmes kësaj platforme synon lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë, ngase një pjesë e madhe e kompanive Kosovare nuk kanë të zhvilluar plan të biznesit çka edhe ndikon në uljen e konkurrueshmërisë së tyre dhe njëherë rritjen e vështirësive për qasje në financa”, tha Gërxhaliu RTK.
Ky projekt sipas tij, është i një rëndësie të veçantë në aspektin ekonomik.
“Ky është një partneritet që ka një rëndësi shumëdimensionale në aspektin ekonomik, është një partneritet i cili do të gjeneroj diçka që është shumë e rëndësishme për sektorin privat, në veçanti për NMV-të dhe po e forcojmë një mekanizëm që është çelësi i suksesit për të absorbuar mjetet çoftë nga Bashkimi Evropian, qoftë nga donatorët sepse mekanizmi kyç i absorbimit është biznes plani dhe besoj që një faqe e tillë e dizajnuar dhe e përgatitur me standarde dhe kritere evropiane është e një rëndësie të pakontestueshme”, tha Gerxhaliu .
Ai theksoi se janë duke kërkuar integrim ekonomik dhe të avancojnë internacionalizimin e ndërmarrësisë kosovare, si dhe të bartin përvojat nga vendet e zhvilluara, në veçanti nga vendet që e kanë kaluar tranzicionin.
“Nga dimensioni integrues është një dëshmi që krahas integrimit politik që është tagret institucional jemi duke kërkuar integrimin ekonomik që të avancojmë internacionalizimin e ndërmarrësisë kosovare, që të bartim përvojat nga vendet e zhvilluara në veçanti nga vendet që e kanë kaluar tranzicionin. Besoj që në këtë drejtim bashkëpunimi dhe përvoja e Çekisë është e mirëseardhur”, Gërxhaliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova