LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Çmojmë përkrahjen e Kanadasë për rindërtimin e vendit

Thaçi: Çmojmë përkrahjen e Kanadasë për rindërtimin e vendit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot nga Kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Kanadasë, Geoff Regan, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Kanadasë dhe thellimin e këtij bashkëpunimi, veçanërisht në fushën parlamentare.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen që Kanadaja i ka dhënë Kosovës.

“Ishte prekëse të vizitoja kampin ushtarak në Halifax ku kanë arritur shumë refugjatë kosovarë në vitin 1999. Por ishte kënaqësi të shohësh se ata fëmijë që kishin arritur si refugjatë tani janë profesionistë, artisë, sportistë, të integruar në shoqërinë kanadeze”, u shpreh Presidenti Thaçi.


“E çmojmë edhe përkrahjen e Kanadasë për rindërtimin e vendit pas lufte dhe përkrahjen tani për konsolidimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, shtoi Presidenti Thaçi.

Kryesuesi Regan e lavdëroi Kosovën për ndërtimin e një shteti të suksesshëm, ku mbizotërojnë të drejtat e njeriut dhe diversiteti, vlerë e përbashkët e Kanadasë dhe Kosovës.

“Para 20 vitesh ju kemi pritur si refugjatë ndërsa tash ju presim i partner”, u shpreh Kryesuesi Regan.

Presidenti u shpreh se Kosova dhe Kanadaja duhet të thellojnë bashkëpunimin, në nivel të parlamenteve, por edhe në rrafshet e tjera, si ekonomia dhe siguria. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Kalo në kategori