LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë hetimet, Maria Sharapova mund të përfundojë në burg

Fillojnë hetimet, Maria Sharapova mund të përfundojë në burg

Problemet nuk kanë fund për Maria Sharapovën.

Tenistja ruse është vënë nën hetim nga policia indiane për mashtrim dhe konspiracion kriminal, në një çështje që ka të bëjë me një agjenci imobiliare.


Bëhet fjalë për “Homestad Infrastructure”, e cila ka përfituar miliona dollarë nga blerës të mundshëm për një projekt të quajtur “Ballet by Maria Sharapova”, që duhej të ndërtonte apartamente superluksoze me heliporte mbi tarracat e tyre, si dhe një akademi tenisi.

Maria Sharapova (Getty Images)

Sharapova, 5 herë fituese e turneve “Grand Slam”, në vitin 2013 bëri një vizitë në Indi për nisjen e këtij projekti, madje u zhvillua edhe një ceremoni me këtë rast.

Policia i nisi hetimet në lidhje me këtë çështje më 16 nëntor, ndërkohë që Piyush Singh, avokati që përfaqëson të gjithë blerësit e mashtruar, deklaroi se çdo veprim u bë për shkak se projekti ishte i lidhur me emrin e Maria Sharapovës.

Nëse tenistja ruse do të shpallet fajtore, ajo rrezikon të dënohet deri në 7 vite burg. /top-channel/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori