Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka prezantuar projektbuxhetin për 2018 para Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, i cili sipas projeksioneve për 2018 pritet të ketë rritje ekonomike 4.6 për qind.
Hamza ka thënë se te pjesa e shpenzimeve janë rritur për 272 milionë euro.
“Sipas këtyre projeksioneve për vitin 2018-të presim që rritja ekonomike e vendit e matur përmes bruto prodhimit vendor të jetë 4.6 % në terma reale. Kjo rritje e projektuar pritet të mbështetet mbi të gjitha nga niveli i rritur i investimeve duke përfshi edhe ato publike , konsumi dhe rritja e eksporteve të vendit. Ne presim që në vitin 2018 në total të hyrat e buxhetit të jenë në vlerë prej 1 miliard e 821 milionë euro, e cila është më e lartë se buxheti i rishikuar i vitit 2017-të për rreth 6 % apo shprehur në milion 104 milionë euro më tepër. Rritja e të hyrave të përgjithshme vjen si rezultat i kontributit prej rreth 74 % janë tatime indirekte të pasuara me rreth 15 % të takimeve direket dhe rreth 11 % të hyra jo tatimore”, tha Hamza.
Ai ka thënë se në buxhetin e vitit të ardhshme parashihet të ketë rritje të pagave për sektorin publik.
“Shpenzimet buxhetore janë rritur për 272 milionë euro apo 15 % në krahasim me rishikimin e buxhetit të rishikuar të vitit 2017-të. Duke arrit shumën totale prej 2 miliardë e 82 milionë euro. Shpenzimet për kategorinë paga dhe mëditje për vitin 2018-të janë paraparë të jenë 589 milionë euro, një rritje prej 4.3 % në raport me shpenzimet parashikuara për paga dhe mëditje me rishikimi e buxhetit 2017-të. Ky buxhet për paga dhe mëditje parasheh rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik nga 1 janari i vitit 2018, si dhe pagat për rritje të punësimit në strukture strategjikë të vendit”, tha Hamza.
Po ashtu ka thënë se me këtë buxhet pritet të financohen të gjitha skemat shoqërore duke përfshi financimin për kategoritë e dala nga lufta, rritjen e buxhetit për përfituesit e skemave sociale, financim për trashëgimin, përmes buxhetit sipas Hamzës, do të mbështeten edhe viktimat seksuale gjatë luftës.
Po ashtu ai ka thënë se do të ketë përkrahje për fermerët. Ndërsa sipas tij, shpenzimet për mallra dhe shërbime par vitin 2018-të priten të rriten si rezultat i shpenzimeve paraprake për projekte kapitale dhe nevojës për mbajtjen e tyre.
Vlera për mallra dhe shërbime pritet të jenë 264 milionë euro apo një rritje prej 7.9 % në raport me rishikimin e buxhetit 2017-të. Shpenzimet kapitale për vitin 2018-të planifikohen të rriten për 37 % në raport me buxhetin e rishikuar të këtij viti.
Hamza ka theksuar se investimet kapitale pritet të shkojnë për autostradën në drejtim të Shkupit, rrugës Pejë-Prishtinë, Prishtinë-Mitrovicë e pastaj në drejtim të Podujevës dhe Gjilanit.
Ndërsa, kryetari i Komisionit, Lumir Abdixhiku, ka thënë se trendi i rritjes së të hyrave është më i ulët se sa i viteve parapake, ndërsa kritikoi qeverinë se 41 % e investimeve kapitale janë paraparë të dedikohen në asfalt.
“Çka ndodh me të hyrat buxhetore në qoftë se GDP-ja zvogëlohet për 1 % ose nuk arrihet të realizohet për 1%. Mungon analiza mbi vendimet e reja të Qeverisë, çka është rëndësia e Qeverisë në këtë buxhet. Çka sjell të re qeveria në buxhetin që është në vijë të kornizës afatmesme, çka është risi e këtij buxheti dhe a ka adresim të prioriteteve sipas dokumenteve kryesore nacionale që ka Kosova. Nuk po shoh që ka reflektime shtimin e të hyrave në fakte. Unë i analizova të hyrat që po shtohen për 6.3 % për vitin 2018-të, por trendi i rritjes së të hyrave është më i ulët se sa i viteve parapake. Fokusimi i qeverisë në asfalt diku 41 % i investimeve kapitale shkojnë në asfalt. Qeveria është dashur me qenë pak më kreative”, tha Abdixhiku.
Ndërsa, Dardan Molliqaj, anëtar i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, ka thënë se edhe buxheti për vitin 2018-të do të jetë me shifra propaganduese.
“Unë nuk kam parë se si investimet tona kapitale kanë me ndikua dhe cilat janë mënyrat që kanë me ndikuar në rritje ekonomike. Parashikohet një rritje ekonomike po nuk e dimë si. Sikurse qeveria e kaluar që e pat bërë si arritje kolosale çështjen e buxhetit 2 miliardë euro, edhe kjo qeveri bën një shifër prej 2 miliardë euro të buxhetit për të cilën po e them publikisht po e them që në rishikim të vitit të ardhshme nëse qeveria mbet që po flitet që po prishte. Shaka po bëjnë për shkak të kritikës që po ia bënë Kuçi buxhetit. Jam qind për qind i bindur se nuk do të jetë 2 miliardë euro. Prapë kemi propagandë të shifrave, të cilat pastaj duhet korrigjuar. Rreziku që këto mjetet me shkua në asfalt. I merrni para që janë prej privatizimit i çoni në asfalt dhe nuk na shpjegoni që ka rritje ekonomike”, tha Molliqaj.
Po ashtu ka pasur pyetje edhe për mjetet e fondit të Veriut të Mitrovicës për të cilat ministri Hamza ka thënë se ato mjete janë në Ligjin e Buxhetit dhe do të shpenzohen konform ligjit.
“Fondi për Veriun është në ligj ka ndodh një ndryshim. Ndryshimi është ky ne jemi të interesuar që gjitha mjetet e grumbulluar në përputhje me ligjin të shpenzohen në përputhje me ligjin. Ne nuk vendosim pengesa administrative, as burokratike, çka po kërkojmë po kërkojmë me u respektuar ligji i procedurave edhe po kërkojmë me u marr në konsideratë rekomandimet e auditorit gjeneral”, tha Hamza.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë