LAJMI I FUNDIT:

Historia e “Kasapit të Bosnjës”, komunistit që u kthye në vrasës

Historia e “Kasapit të Bosnjës”, komunistit që u kthye në vrasës

Vit pas viti, dëshmitë e tmerreve të luftës së Bosnjës kanë pasuar njëra-tjetrën. Për dy dekada, zyrtarë e reporterë regjistruan dhimbjen e atyre që mbijetuan, duke humbur shumë.

Janë dëshmi grash e burrash, njerëz që dolën gjallë nga konflikti i përgjakshëm trevjeçar, por që filli i jetës, praktikisht iu këput aty.

Në sytë e tyre, njeriu që drejtoi forcat serbo-boshnjake në fushatën e vdekjes, gjenerali Ratko Mladiq është projeksioni i së keqes, i ligësisë së paramenduar e të përgatitur për t’i hapur rrugën gjenocidit, një simbol i sistemit që shfarosi e sërish tentoi t’i fshihte gjurmët e krimeve të tij, të cilat vazhdon t’i mbulojë me dheun e varreve masive anembanë Bosnje-Hercegovinës.


Por nënat që mblodhën eshtrat e fëmijëve të tyre, duke folur me ato skelete sikur të ishin të gjallë, kanë vetëm një të vërtetë për të rrëfyer.

Mladiq është ndoshta vrasësi më i famshëm në masë i botës ende në jete, sipas “Der Spiegel”.

Ratko Mladiq lindi marsin e vitit 1942 në fshatin Bozinoviç, rreth 50 km në jug të Sarajevës, në një rajon idilik të banuar nga fermerë të varfër, e ku thuhet se Hitleri ishte stacionuar dikur si ushtar.

Babai, partizan i Titos, u vra nga milicët fashistë kur ai ishte 2 vjeç.

Ish-kolegët e ushtrisë kujtojnë sesi në rininë e vet, Mladiq ishte një lloj “supermeni” boshnjak, i zoti në çdo gjë: not, zhytje, vrap; i pari në qitje dhe një komunist i vendosur që i ngjiti shumë shpejt shkallët e karrierës.

Pas shkëputjes së Sllovenisë e Kroacisë nga Jugosllavia në vitin 1991, u urdhërua të drejtonte rebelimin serb në rajonin kroat të Krajinës.

Kur Slobodan Milosheviç pati nevojë për dikë që të zbatonte politikat e tij të luftës në Bosnje, zgjodhi Mladiçin, asokohe 49 vjeç, dhe ushtaraku i bindur u shpërblye me postin e shefit të Shtabit të Ushtrisë serbo-boshnjake.

Që nga ai moment nuk u kthye më pas.

Gjatë rrethimit më shumë se 3-vjeçar të Sarajevës, ku vdiqën rreth 14 mijë vetë, i udhëzonte personalisht snajperistët si të qëllonin mbi civilët.

Ishte një nga organizatorët e “Masakrës së Srebrenicës”, ku 8.000 djem dhe burra myslimanë u vranë me gjakftohtësi, në një zonë që duhej të ishte nën mbrojtjen e OKB-së.

“Fjala ‘njeri’ nuk përdoret dot për Mladiqin”, pati thënë dikur gjenerali i tërhequr prej ushtrisë boshnjake, Jovan Divjak, ndërsa ish-ambasadori amerikan në Jugosllavi e përshkruante si Heinrich Himmlerin e gjeneratës së vet.

Por për shumë serbë, ky njeri vazhdon të mbetet një hero e të konsiderohet si një nga të paktët udhëheqës, të cilët nuk e përdorën luftën që të nxirrnin fitime personale. Për pjesën tjetër, ama, nacionalisti i tërbuar që e shihte veten si hakmarrësin e serbëve për sundimin qindravjeçar të turqve në Ballkan, edhe kalbjen në burg e ka pak. /TiranaObserver/

Në trend Botë

Më shumë
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Burri zbulon ‘fjalët e fundit rrëqethëse’ të gruas që gjendej në aeroplanin që u përplas me një helikopter në Uashington

Burri zbulon ‘fjalët e fundit rrëqethëse’ të gruas që gjendej në aeroplanin që u përplas me një helikopter në Uashington

Amerika
Pamje të reja që tregojnë përplasjen në ajër të aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Pamje të reja që tregojnë përplasjen në ajër të aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Amerika
Përplasja aeroplan-helikopter në Uashington - mbi 30 trupa të nxjerrë nga lumi, zyrtarët “nuk presin të ketë të mbijetuar”

Përplasja aeroplan-helikopter në Uashington - mbi 30 trupa të nxjerrë nga lumi, zyrtarët “nuk presin të ketë të mbijetuar”

Amerika
Humb ekuilibrin derisa po bënte foto në Bansko të Bullgarisë – bie për vdekje nga 600 metra lartësi turisti irlandez

Humb ekuilibrin derisa po bënte foto në Bansko të Bullgarisë – bie për vdekje nga 600 metra lartësi turisti irlandez

Bullgaria
E godet aksidentalisht me kraharor derisa po dilte nga stacioni i metrosë në Lion, burri humb nervat dhe e godet me thikë në qafë

E godet aksidentalisht me kraharor derisa po dilte nga stacioni i metrosë në Lion, burri humb nervat dhe e godet me thikë në qafë

Evropa
Kalo në kategori