Kjo shtëpi që është në periferi të Dragashit, po përdoret nga qytetarë të komunitetit goran si xhami. Kjo është shtëpia e dytë që përdoret në këtë qytet për lutje nga besimtarët myslimanë. Ato nuk janë nën kontroll të Bashkësisë Islame dhe konsiderohen si ilegale.
Personat që i mbikëqyrin këto objekte nuk kanë dashur të flasin para kamerës dhe nuk kanë lejuar të filmohen.
Sipas Sekretarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash, Nail Halimi, në këto ndërtesa ka trembëdhjetë vite që kryhen rite fetare.
“Gjatë Ramazanit të i vitit 2004-2005, ata janë ndarë nga xhamia e Komunës dhe kanë krijuar xhemate paralele ose paraxhemate. Po mundohen që me lëvizje të caktuara, me shpërndarje të literaturës, me njëfarë folklori të caktuar, me pantallona më të shkurtra, apo veshje pak a shumë orientale, apo me mjekra me të gjata të reflektojnë se nuk është ajo traditë të cilën e kemi pas ne këtu”, ka thënë për Radio Evropa e Lirë, Nail Halimi.
Ai thotë se asnjëherë nuk kanë mundur t’i ndalin këto aktivitete ilegale pasi që ato ndodhin në prona private.
Besimtarët në xhaminë kryesore, thonë se personat që falen në këto xhami ilegale, nuk i përkasin islamit tradicional.
“Janë me veshje tjera turko-arabe, nuk janë veshjet si ne, janë me pantallona të shkurtra, janë me mjekra. Nuk e di çfarë shenja janë ato që e bëjnë dikë mysliman. Myslimani është i thjeshtë, i vërtetë, real, ashtu si e ka krijuar Zoti”, u shpreh Haki Sinani.
Banorët e Dragashit thonë se feja duhet t’i bashkojë e jo t’i ndajë njerëzit.
Por ka edhe të tjerë që thonë se edhe këto objekte private janë shtëpi të Zotit.
Për këto xhami ilegale është në dijeni edhe Policia e Kosovës, pasi që Drejtoria Kundër Terrorizmit, ka vizituar këto dy objekte. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Përleshje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, një i mitur i lënduar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje