LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj priti në takim Nils Melzeri, raportuesin e OKB-së për torturën dhe trajtimin ç‘njerëzor

Haradinaj priti në takim Nils Melzeri, raportuesin e OKB-së për torturën dhe trajtimin ç‘njerëzor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Raportuesin Special të  Kombeve të Bashkuara për torturën dhe trajtimin ose ndëshkimin e egër, çnjerëzor ose poshtërues, Nils Melzeri, së bashku me ekipin e tij.

Gjatë takimit, Kryeministri Haradinaj shprehu konsideratën e lartë për punën e Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara, lidhur me adresimin e çështjeve që lidhen me ndalimin e torturës dhe trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor ose poshtërues, në vendet e ndryshme në mbarë globin.

“Edhe pse nuk jemi pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në legjislacionin tonë i kemi përfshirë të gjitha standardet që personave që bien ndesh me ligjin t’u sigurojmë kushte dhe trajtim human dhe të dinjitetshëm, konform standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, tha Haradinaj.


Kryeministri ofroi udhëzime dhe informacione të nevojshme lidhur me mbarëvajtjen dhe realizimin e një vizite sa më të suksesshme të raportuesit special, duke i siguruar qasje të plotë në të gjitha vendet të cilat Raportuesi special dëshiron t’i vizitojë me ekipin e vet.

Vizita e raportuesit special realizohet me qëllim të vëzhgimit dhe vlerësimit të situatës në lidhje me ndalimin e torturës dhe trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor ose poshtërues, veçanërisht në aspektin e politikave zyrtare, praktikave, programeve dhe mekanizmave institucionalë të krijuara nga autoritetet përkatëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Lajme
Kalo në kategori