LAJMI I FUNDIT:

Vëllai rrah vëllanë në Ferizaj

Vëllai rrah vëllanë në Ferizaj

Policia raporton se të hënën në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.