LAJMI I FUNDIT:

Shpresë e zbehtë te shqiptarët e Manastirit

Shpresë e zbehtë te shqiptarët e Manastirit

Problemet janë të shumta dhe të ndryshme, kështu që është vështirë të thuhet se nga t’ia fillojmë. Fshatrat e banuara me shqiptarë janë në gjendje të mjerueshme, sidomos infrastruktura rrugore dhe objektet e stërvjetëruar të shkollave.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit lokale dhe pas konstituimit të organeve të vetëqeverisjes lokale, në të cilën dominojnë forcat progresive të koalicionit me LSDM, shqiptarët e Manastirit, duke marrë parasysh deklaratat e kryeministrit aktual, Zoran Zaev, për krijimin e shtetit të qytetarëve të barabartë, me të drejtë shpresojnë se do të zgjidhen të gjitha problemet e grumbulluara dekada me radhë, shkruan gazeta KOHA. Por, a do të ndodh ashtu siç shpresojnë shumica e manastirasve, kjo pritet të shihet në të ardhmen, nga se nuk varet vetëm nga pushtetarët lokal, por edhe nga vetë shqiptarët, të cilët, përmes përfaqësuesit të zgjedhur në Këshillin komunal, do të duhet t’i parashtrojnë kërkesat e tyre në mbledhjet e Këshillit komunal.

Problemet janë të shumta dhe të ndryshme, kështu që është vështirë të thuhet se nga ku t’ia fillojmë. Fshatrat e banuara me shqiptarë janë në gjendje të mjerueshme, sidomos infrastruktura rrugore dhe objektet e stërvjetëruar të shkollave, gjendja ekologjike gjithashtu fare nuk i plotëson kushtet e normales për jetë të shëndoshë. Kujdesi për shëndetin e banorëve dekada me radhë është lënë pas dore, edhe pse në fshatin Graeshnicë ekziston objekti modern i ambulancës së dikurshme, në të cilën deri para disa vitesh ishte punësuar një mjeke, e cila me ndërgjegje të madhe e kryente detyrën e mjekut popullor. Pas vdekjes së mjekes, Qendra shëndetësore e Manastirit nuk e pa të udhës të punësojë mjek tjetër, duke i lënë kështu pa përkujdesje mjekësore disa fshatra të banuara edhe me shqiptarë. Ky duket se është edhe problemi më akut që kërkon zgjidhje të përnjëhershme dhe të përhershme. Ndërkaq, problemi me hapjen e paraleleve të arsimit të mesëm me mësim në gjuhën shqipe, kërkon angazhim më të vendosur, më studioz nga se, maqedonasit çdo herë i kanë minimizuar dhe manipuluar me përcaktimet e shqiptarëve.


Eliminimi i diskriminimit të filloristëve shqiptarë, sidomos kur bëhet fjalë për gjuhën e zhvillimit të procesit edukativ-arsimor, gjithashtu është një nga problemet më prioritar. Në ciklin lëndor të të dy shkollave, ndodh edhe një absurd çfarë nuk e arsyeton as ligji, por edhe logjika e shëndosh. Librat (tekstet) nga disa lëndë janë në gjuhën shqipe, kurse procesin e mësimit e zhvillon arsimtarja maqedonase në gjuhën maqedonase, kështu që s’ka kurrfarë efekti as libri, e as puna e arsimtarit maqedonas në gjuhën maqedonase. Për të zgjidhur këto dhe probleme tjera që e ngarkojnë arsimin shqip, më se e nevojshme është emërimi i një drejtori shqiptar. Në të kundërtën, problemet jo që nuk do të zgjidhen, por edhe më shumë do të shtohen. Kështu mendon edhe Faruk Arifi, i cili shprehet se ”që nga integrimi i shkollës “Nikola Teslla” që ishte shkollë e shqiptarëve dhe turqve me shkollën maqedonase “Goce Dellçev”, arsimi shqip u shkatërrua, përjetoi përdhosjen dhe diskriminimin më të madh gjatë historisë. Është kohë një here e përgjithmonë, problemeve t’u thuhet lamtumirë”, shprehet për KOHA, Arifi.

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Lajme
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Lajme
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Lajme
Kalo në kategori