Në kuadër të aktiviteteve dhe takimeve, që janë zhvilluar sot për lansimin e programit 49 milionë dollarësh të Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit – MCC (Millenium Challenge Corporation) për Kosovën, një delegacion i lartë i kësaj korporate i udhëhequr nga Jonathan Nash, Kryeshef i MCC-së, ka vizituar Termokos-in ku është pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes, Naser Canolli me bashkëpunëtorë.
Canolli ka njoftuar delegacionin amerikan me historikun e veprimtarisë së Termokos-it dhe me sukseset e arritura, që nga realizimi i Projektit të kogjenerimit e deri tek projektet e tjera të shumta, që janë në realizim e sipër me donatorët ndërkombëtar, stabilitetin e arritur në furnizimin me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore 24 orëshe për gjithë konsumatorët si dhe stabilitetin financiar të ndërmarrjes.
“Në emrin tim, të ndërmarrjes dhe gjithë konsumatorëve, ju falënderoj juve për ndihmën që na keni ofruar me fondet e MCC-së për të filluar realizimin e projektit për vendosjen e matësve të energjisë termike tek të gjithë konsumatorët tanë”, ka thënë ai, duke e vlerësuar këtë projekt si të një rëndësie të veçantë për faktin se do të sigurojë saktësi të lartë për faturimin e konsumatorëve.
Ndërkaq, Jonathan Nash, Kryeshef i MCC-së, ka falënderuar Canollin jo vetëm për mikpritjen, por edhe për menaxhimin e suksesshëm të ndërmarrjes dhe sukseset e arritura.
“Jeni prej atyre personave, që nuk jeni kënaqur me ‘status quo’, por keni dashur të qoni gjërat përpara”, ka vlerësuar Nash i kënaqur që do të bashkëpunojnë nëpërmes MCC-së.
Duke rikonfirmuar mbështetjen e MCC-së për “Termokos”-in, ai ka thënë se dëshirojnë të shohin se si do të ndikojë kjo matje në faturimin e konsumatorëve, që më pas këtë projekt ta realizojnë edhe në vende tjera.
Ndërkaq, Petrit Selimi kordinator nacional i MCC-së, ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer, që kanë pasur deri më tani me ekipin e Termokos-it.
Nga fondi prej 49 milionë dollarësh i MCC-së dedikuar projekteve në fusha të ndryshme në Kosovë, “Termokos” do të përfitojë 10.9 milionë dollarë për realizimin e projektit për vendosjen e matësve të energjisë termike tek të gjithë konsumatorët. Ky projekt do të ndikojë në efiçencën energjisë termike si dhe në përmirësimin e mirëqenies ekonomike të konsumatorëve tanë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës