LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut po ndërton nëndetëse balistike (Foto)

Koreja e Veriut po ndërton nëndetëse balistike (Foto)

Koreja e Veriut po nxiton që të ndërtojë dhe dislokojë nëndetësen e saj të parë me raketa balistike.

Fotografitë satelitore të analizuara nga ‘38 veri’, një grupim ekspertësh, duket se janë një kujtesë e fortë se veç raketave balistike që lëshohen nga toka, Koreja e Veriut prej vitesh po përpiqet ta zhvillojë këtë aftësi edhe në det. Koreja zotëron një nëndetëse prototip dhe një platformë nënujore lëshimi raketash, nga ku ka bërë disa teste, por imazhet e reja tregojnë se në kantierin e saj detar të Sinpos, po punohet vrullshëm për të zgjeruar operacionet.


Ekspertët thonë se analizimi i vëmendshëm i imazheve satelitore konfirmon se Koreja e Veriut po rrit kapacitetin e impianteve të saj, gjë që sugjeron se mund të jetë duke ndërtuar një nëndetëse tjetër. Ekspertët mendojnë se pas testeve të shumta që ka kryer në nëndetësen prototip, Koreja e Veriut mund të ndihet e gatshme që të ndërtojë tashmë një tjetër për përdorim ushtarak.

Vetëm nga imazhet satelitore, pa burime të tjera informacioni, është e vështirë të përcaktohet progresi i programit për nëndetëset me raketa balistike, por ekspertët paralajmërojnë se Koreja qartësisht po përpiqet të arrijë një aftësi të dytë për të lëshuar raketa, këtë herë nga deti.

Analistët thonë se deri tani, Koreja e Veriut jo pak herë ka habitur komunitetin ndërkombëtar, pasi ka kaluar pritshmëritë në zhvillimin e raketave, transmeton tch. Një mesazh i qartë se ndërsa bota flet dhe thjesht bën presion, Koreja e Veriut vazhdon të nxitojë për të ndërtuar armët e saj të reja dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga qëllimi i saj për t’u shndërruar në fuqi bërthamore.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori