LAJMI I FUNDIT:

Zvarritje në plotësimin e vendeve vakante në Qeverinë e Maqedonisë

Zvarritje në plotësimin e vendeve vakante në Qeverinë e Maqedonisë

Qeveria ende është larg zgjidhjes për plotësimin e vendeve vakante në pushtetin ekzekutiv pas zgjedhjeve lokale. Sipas deklaratave jozyrtare nga partnerët e koalicionit, tashmë është e ditur se as gjatë kësaj fundjave nuk do ketë takim për çështjen më të nxehtë, kush do jetë ministër i Shëndetësisë. Nga Aleanca për Shqiptarët nga ku presin që kuadër i tyre ta zëvendësojë Arben Taravarin, janë të kujdesshëm në qëndrimet zyrtare duke pritur takim me koalicionin apo kryeministrin Zaev. Por, tashmë është i ditur qëndrimi i partisë, ata duan të qëndrojnë në pushtet.

I kujdesshëm është edhe partneri më i madh në Qeveri, LSDM-ja. Për shembull, sekretari i përgjithshëm i partisë, Aleksandar Kiracovski, i vlerësoi si spekulime akuzat e djeshme nga Aleanca për shqiptarët dhe Besa, që ministri i brendshëm Spasovski ka ushtruar presion në Gostivar për shumicën e këshillit. Por, në të njëjtën kohë, Kiracovski thoitë se nuk sheh problem që kritikat vijnë nga partneri i qeverisë në prag të bisedimeve që priten.

“Personalisht mendoj se kjo situatë aspak nuk do ta dëmtojë koalicionin qeveritar. Ky është reflektim i demokracisë që e kthyem në shtetin tonë, secili në nivel të ndryshëm të mund të veprojë sipas bindjes dhe përgjegjësisë që ia kanë dhënë qytetarët”, tha Aleksandar Kiracovski, sekretar i Përgjithshëm i LSDM-së.


Qëndrim të qartë publik rreth rolit të Aleancës për Shqiptarët në qeveri për momentin kanë vetëm në BDI. Ata disa herë përsëritën se nuk pranojnë që vendin e Taravarit sërish të jetë kuadër i Aleancës. Edhe kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi në emisionin e mbrëmshëm “360 Gradë” në Alsat M, tha se partia pret nga Zijadin Sela të kërkojë falje, për atë që tha për Ali Ahmetin gjatë fushatës zgjedhore.

Ajo që ende nuk duket ndonjë zgjidhje, sipas analistit Petar Arsovski tashmë është kërcënim se mund të hapen probleme tjera.

Problemi me plotësimin e vendeve boshe në qeveri po zgjat tashmë tre javë. Në deklaratën e tij të fundit rreth kësaj çështja, para tre ditëve, kryeministri Zoran Zaev, nuk e përjashtoi mundësinë procesi të përfundojë me rekonstruktim të qeverisë, nëse Aleanca e ndërron ministrinë e Shëndetësisë me ndonjë dikaster tjetër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori