LAJMI I FUNDIT:

Komisioneri Hahn, javën e ardhshme në Shkup për të kontrolluar zbatimin e reformave

Komisioneri Hahn, javën e ardhshme në Shkup për të kontrolluar zbatimin e reformave

Komisioneri evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Johannes Hahn javën e ardhshme vjen në Shkup për të parë nga afër realizimin e reformave për anëtarësimin e vendit në BE. Drejtori i Institutit për Politikë “Integra”, Ljupço Ristovski vlerëson se duhen reforma rrënjësore që nga shtet “I kapur”, Maqedonia të shndërrohet në shtet me demokraci të konsoliduar. Kjo sipas tij do të jetë më e dobishme për progresin dhe mirëqenien e vendit dhe gjithë rajonit.

“Unë në disa raste e kam kritikuar Qeverinë aktuale, sepse nuk mund në mënyrë të pjesshme t’i qaset reformave, vetëm në disa sfera të rendit politik, respektivisht shoqërisë. Propozoj formim të komisionit nacional që në mënyrë sistematike do të veprojë lidhur me reformat bazike në rendin politik dhe do t’i analizojë një nga një të gjitha elementet e asaj që në shkencën politike quhet gjysmë-demokraci. Aty ka mbi 70 elemente të sistemit politik që janë shumë të rëndësishme, të ndara në sfera të ndryshme dhe të gjitha duhet të përmirësohen, jo vetëm në pjesën normative por edhe në pjesën e organizimit të plotë të shoqërisë”, deklaroi Lupço Ristovski, Instituti për Demokraci “Integra”.

Ristovski vlerëson se Hahn do të informohet nga Qeveria për vazhdën e bisedimeve me Greqinë për çështjen e emrit. Derisa në fillim të muajit të ardhshëm në Bruksel pritet të mbahet takimi i negociatorëve të të dyja vendeve me ndërmjetësin e OKB-së, Matthew Nimetz.


“Më duket se ka edhe agjendë të fshehur serioze. Një nga këto mundësi është të bisedojë me përfaqësuesit e Qeverisë në lidhje me raundin e ardhshëm të bisedimeve që e ngriti ndërmjetësi Nimic. Më duket se Han do të mundohet të merr përgjigje për disa pyetje nga Qeveria , t’i ndërrojnë mendimet në lidhje me vazhdën e bisedimeve me Republikën e Greqisë për problemin rreth emrit kushtetues”, tha Lupço Ristovski, Instituti për Demokraci “Integra”.

Sipas Ristovskit, ekziston mundësia që Hahn t’i bëjë presion opozitës të marrë pjesë në dialogun “Zhan Mone” në Paris, të cilën ditë më parë e inicio euro-deputeti Ivo Vajgl. Sipas tij, Hahn do të mundohet ta afrojë shumicën parlamentare me opozitën, për shkak se në këtë fazë shumica parlamentare nuk ka kapacitet për të zgjidhur vetë çështje të mëdha./Telegrafi/