LAJMI I FUNDIT:

Identifikohet trupi i pajetë i gjetur sot në ujërat e Liqenit të Ohrit

Identifikohet trupi i pajetë i gjetur sot në ujërat e Liqenit të Ohrit
Foto: Ilustrim

Një trup i pajetë është vërejtur dje në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit “Buffalo Beach” tek ura në kanalin Studençisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Trupin, siç informojnë nga policia e Ohrit, në orën 11 e 55 minuta e ka vërejtur një kalimtar rasti i cili ka lëvizur nëpër shtegun për këmbësorë nga ura tek kanali “Studençisht” drejt “Parkut” rreth dy metra largësi nga bregu. Ngjarjen menjëherë e ka denoncuar tek policia e liqenit.


Bëhet fjalë për personin Filip Gj.(24) nga Kërçova, me qëndrim në Ohër, i cili më 16 nëntor është denoncuar si i zhdukur.

Me urdhër të prokurorit publik, në spitalin e Manastirit do të bëhet autopsi për të vërtetuar shkaqet e vdekjes./Telegrafi/