Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kreun e komunës së Mitrovicës, ka dhënë mesazhin për qytetarët, përkrahësit e saj dhe PDK-në.
Ja postimi i plotë i saj:
“Të nderuar qytetarë të Mitrovicës, Po ju drejtohem si bashkëqytetare Juaja, që jeton pranë jush, që gëzohet për arritjet dhe shqetësohet për sfidat tona të përbashkëta. Po ju drejtohem si bijë e Shalës, e lindur dhe e rritur në Mitrovicë, pranë njerëzve të mirë, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre, që kurrë nuk janë ndarë nga njëri-tjetri as në momentet më të rënda.
Po ju drejtohem si bijë e minatorit, që ia ndjen frymëmarrjen kësaj toke të bekuar, por që ka nevojë për oksigjen rinor. Të nderuar, Më lejoni t’ua rikujtoj se të dielën, më 19 nëntor 2017, mbahet balotazhi për kryetar të Komunës së Mitrovicës, ku ju do të vendosni për të ardhmen tuaj. Votoni lirshëm dhe mos pranoni joshje nga askush.
Pres që Ju të mbështesni vlerat e mirëfillta. Unë, me sinqeritetin më të madh, zotohem se qeverisja ime do të jetë ndryshe. Bashkë me ju, pa marrë parasysh përkatësinë tuaj partiake, do të jem shembull i qeverisjes, për ta bërë Mitrovicën qytet të mundësive për të gjithë. E di që ju do të bëni zgjidhjen e duhur, sepse ju nuk i besoni atyre që nuk kanë program dhe as vizion për të qeverisur. E di qe ju nuk i besoni atyre që mundohen t’ju helmojnë me urrejtje.
Madhështia juaj përballë së keqes, prapambetjes, injorancës, arrogancës dhe fyerjes, është mur që mashtruesit nuk e thyejnë dot.
Më duhet mbështetja juaj me votë, që bashkërisht ta bëjmë të mundshme të ardhmen më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim. Deri tash, kemi marrëveshje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Partinë “Ura” dhe Koalicionin “Vakat”.
Nga zemra falënderoj edhe anëtarët e subjekteve tjera politike të cilat që nga struktura lokale dhe qendrore më ofrojnë përkrahje pa rezervë. Falënderoj Familjen time, në veçanti gjyshen time 102 vjeçare, bijë e Galicës, miqtë, dashamirët dhe vullnetarët e shumtë gjatë tërë fushatës elektorale që pa ndihmën e tyre nuk do të kisha sukses.
Falënderoj qytetarët pa përkatësi partiake më kanë ofruar siguri se do ta votojnë numrin 94 dhe kandidaturën time. Falënderoj organizatat, shoqatat dhe institucionet joqeveritare, vendore e ndërkombëtare, ndërmarrjet, kompanitë e ndryshme dhe bizneset familjare për mbështetjen e kandidaturës time për kreun e komunës. Sigurisht, falënderim i veçantë shkon për Rininë dhe Gruan Demokratike që me përkushtim përhapën dhe mbrojtën platformën time zgjedhore si zgjidhja e vetme për Mitrovicën ndryshe. Po ashtu, pa ndihmën e seksioneve, nëndegëve dhe degës së PDK-së nuk do të mund të realizoheshin qindra takime në tërë komunën tonë.
Falënderim i jashtëzakonshëm shkon për Kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, besimin e tij ndaj mundësive të mia. Falënderoj po ashtu deputetët, ministrat dhe personalitetet tjera politike që promovuan platformën time zgjedhore, platformën e fitores.
Më duhet mbështetja juaj që të fitoj Mitrovica dhe të gjithë qytetarët e saj. Ne së bashku do ta bëjmë ndryshimin! Ju faleminderit!”
Znj. Idrizi sot ka zhvilluar aktivitete të ngjeshura zgjedhore, duke vizituar dhe bashkëbiseduar me biznese, qytetarë, anëtarë të PDK-së e simpatizantë si në Zhabar, Kçiq i madh, Kçiq i vogël, duke e mbyllur fushatën në Shalë të Bajgorës, në Rashan e Bajgorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'