Në tubimin përmbyllës të lëvizjes Vetëvendosje në Sallën e Sporteve “1 Tetori” ishte e pranishme edhe aktivistja Adea Batusha, e cila sot u dënua me 2 vjet burgim.
Gjykata Themelore në Prishtinë, sot i dënoi me gjithsej 21, 5 vjet burgim katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në mesin e të dënuarve është edhe Adea Batusha, të cilës gjykata i shqiptoi dënimin prej dy vite burgim. Por, për dallim nga kolegët e saj aktivistë, të cilët u dërguan në vuajtje të dënimit, ajo u la të mbrohet në liri, raporton Telegrafi.
Batusha sonte është parë të jetë e pranishme në tubimin përmbyllës të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, para balotazhit të së dielës, në raundin e dytë të garës për kryetar komunash.
Për sulmin me mortajë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit, Frashër Krasniqi është dënuar me 8 vjet burgim, Atdhe Arifi me 6 vjet burgim, Egzon Haliti me 5 vjet e gjashtë muaj, kurse Adea Batusha me 2 vjet burgim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251