Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur se kanë vendosur t’i tërheqin trupat turke nga stërvitja e NATO-s në Norvegji pas një incidenti në këtë vend.
“Dje në Norvegji ka ndodhur një incident. Në Norvegji kanë vendosur një tablo, si tablo armiqësore. Aty ndodhej fotografia e Ataturkut dhe, në anën tjetër, emri im. Pra, ishin objektiv”, tha Erdogan në një takim të krerëve të qyteteve në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara.
“Pasi morën këtë informacion, shefi i shtabit dhe ministri përgjegjës për BE-në që ndodheshin në udhëtimin për në Kanada më telefonuan dhe më njoftuan për rastin dhe më thanë se kanë vendosur të tërheqin ushtarët, të cilët janë rreth 40, në stërvitjen e NATO-s, ndërsa unë u thash që gjithsesi ta bëjnë një gjë të tillë dhe të mos presin aspak. U thash që edhe sikur ato objektiva të hiqen, të tërheqin menjëherë 40 ushtarët tanë. Nuk mund të ketë një aleancë, një aleat të tillë”, shtoi presidenti turk.
Në fjalën e tij, Erdoğan e ka quajtur zhgënjim faktin që SHBA-të nuk kanë mbajtur premtimet lidhur me krizën në Siri.
“Është një zhgënjim i madh për ne që Amerika të mos mbajë një pjesë të madhe të premtimeve që ka bërë që nga fillimi i krizës siriane. Edhe tani nuk dëshirojmë të vihemi në të njëjtën lojë në Afrin. Për fat të keq, shumë probleme që mund t’i zgjidhim shumë lehtë në kuadrin e marrëdhënieve si aleatë, janë zvarritur drejt moszgjidhjes me këmbëngulje nga Amerika. Ngjarja e Rakkas është e tillë, e po ashtu edhe e Munbixhit, e Dejrizorit janë të tilla”, tha Erdogan.
Presidenti Erdogan ka rikujtuar se SHBA-të aktualisht kanë pesë baza ajrore në veri të Sirisë dhe tetë baza normale. “Edhe tani po formon një në Rakka, pra, gjithsej bëhen 14 baza. Këto janë të vërteta që dihen. Përse vallë vini në Siri nga një largësi prej 12 mijë kilometrash? A nuk mund të parashtrohet kjo pyetje?”, shtoi Erdogan.
“Ai që ka shpikur DEASH-in, ai e ka formuar edhe PYD-në. Ai që i dha shtytje PYD-së është ai që dëshiron të thellojë destabilizimin e Irakut duke e zvarritur qeverinë e Irakut të Veriut drejt shpalljes së pavarësisë. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë se po të njëjtat forca vazhdojnë të ushqejnë dhe të rrisin brenda mburojave të tyre të mbrojtjes FETO-n”, theksoi Erdogan.
Duke bërë të ditur se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë deri në shkatërrimin ose dorëzimin edhe të terroristit të fundit Erdogan tha se “Nuk do të kemi aspak mirëkuptim për këdo që drejton armën drejt Turqisë dhe qytetarëve të saj, as për këdo që ka këtë qëllim”. /AA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamasi njofton se kur do t’i përgjigjet propozimit izraelit për një armëpushim të mundshëm
Ministritë britanike dalin me deklarata mbi numrin e viktimave ruse dhe meshkujve rusë me aftësi të kufizuara
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse
Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur