Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në koncertin e mbajtur në kryeqytetin austriak “Vjena përshëndet Tiranën”, kushtuar 105-vjetorit të shtetit shqiptar, ku merrnin pjesë artistë me famë botërore shqiptarë dhe të huaj si dhe personalitete të larta të Austrisë, ambasadorë, etj.
Meta me këtë rast tha se Shqipëria është shumë me fat që historikisht ka pasur mbështetjen e një miku të besueshëm dhe një aleati të fortë, siç është Austria.
“Arti është një element thelbësor i jetës politike dhe shoqërore në demokraci dhe mjediset kulturore paraqesin hapësira ku kontaktet ndërkombëtare dhe shkëmbimet midis tyre kthehen në pasuri të përbashkëta dhe kontribuojnë veçanërisht në drejtim të forcimit të miqësisë ndërmjet popujve. Arti, muzika, kultura dhe shkenca, jo vetëm që kanë magjinë për të ndërtuar ura mes popujve, por edhe për t’i paqësuar dhe për t’i bashkuar ata. Shqipëria është shumë me fat që historikisht ka pasur mbështetjen e një miku të besueshëm dhe një aleati të fortë siç është Austria”, tha Meta.
“Babi i kombit, Ismail Qemali vendosi të shpallë pavarësinë e Shqipërisë vetëm pasi kishte siguruar mbështetjen diplomatike për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët gjatë takimeve të tij në Vjenë dhe Budapest. Sot, Austria vazhdon të na mbështesë, jo vetëm në përpjekjet tona për të ndërtuar një vend demokratik, të qëndrueshëm dhe modern, por është gjithashtu një avokate e rëndësishme në rrugën tonë të pakthyeshme drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha presidenti Meta.
“Albanologët, gjuhëtarët, shkencëtarët dhe intelektualët nga Austria dhe Shqipëria janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e kësaj trashëgimie të çmuar. Johann Georg von Hahn, Gustav Meyer, Prof. Herman Ölberg, Profesorët Aleks Buda, Eqrem Çabej, Skënder Luarasi dhe Lasgush Poradeci, si edhe artisti i jashtëzakonshëm i skenës teatrale të Vjenës, Aleksandër Moisiu, u shndërruan në një frymëzim për artistët shqiptarë dhe austriakë”, tha ai.
“Ndihem krenar që ndodhem këtu sonte si dëshmitar i një epoke të re, ku artistët e talentuar shqiptarë performojnë me dinjitet në skenat dhe teatrot e Austrisë dhe të Evropës. Ata janë prova e pakundërshtueshme e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy popujve dhe vendeve tona. Ata janë të përzgjedhurit e popullit tonë të lashtë dhe përfaqësuesit e traditës, kulturës dhe trashëgimisë sonë, dhe në të njëjtën kohë pasardhësit e brezave të artistëve dhe intelektualëve shqiptarë ndër vite. Inva Mula, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Etleva Shemai, Olen Çezari dhe Gëzim Myshketa, së bashku me Volkhard Steude e Maria Yakovleva, si edhe organizatorët e kësaj mbrëmjeje kaq të bukur, gëzojnë jo vetëm vlerësimin tim, por edhe respektin dhe nderimin më të madh që na bënë bashkë të gjithëve në këtë skenë të mrekullueshme në zemër të Vjenës, kryeqytetit të artit dhe muzikës, për të festuar 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, u shpreh ndër të tjera, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. /Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak