LAJMI I FUNDIT:

Milo: Ambasadorët na bënë presion për të mos e burgosur Sali Berishën

Milo: Ambasadorët na bënë presion për të mos e burgosur Sali Berishën

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”  në News24, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo tha se qeveritë shqiptare gjithmonë kanë qenë të ndikuara nga ambasadorët e huaj.

Milo tregoi rastin e vitit 1998, kur u kërkua heqja e imunitetit ndaj Sali Berishës, që më pas i hapej rruga edhe burgosjes së tij.

Ai u shpreh se ambasadori gjerman dhe ai italian ishin kundër, madje kanë bërë edhe presion me ndërprerjen e ndihmave.


“Kemi pasur raste qe jemi ndodhur nën presionin për kërkesa që ata kanë paraqitur te ne, për të mposhtur edhe ndonjë rezistencë që mund të bëhej nga ne, nisur nga mbrojtja sic ne e mendonim. Ka patur debate të shumta të ndryshme dhe po ju them që në shtator të vitit 1998 pas ngjarjeve të 14 shtatorit qeveria shqiptare dhe drejtësia shqiptare vendosi t’i heqë imunitetin Sali Berishës. Ne në atë kohë jemi ndodhur para një presioni të jashtëzakonshem nga ambasadorët kryesorë për të mos ia hequr imunitetin Sali Berishës dhe aq më tepër për të mos e futur në burg, aq sa jemi kërcënuar me ndërprerjen e ndihmave dhe mbështetjes. Më tepër kanë këmbëngulur dy ambasadorë të kohës, të vendeve anëtare të BE, ai italian dhe ai gjerman. Ambasadori amerikan nuk ishte në vijën e parë të presioneve siç ishin ambasadorët e vendeve anëtare të BE”.

“Ka pasur edhe raste të tjera kur ne jemi ndodhur para veprimeve të atilla që duhet të ishim përkrah UÇK-së për furnizimin me armë dhe jemi ndeshur me kundërshtime nga ambasadorët për të marrë veprime të tilla në mbështetje të UÇK-së”, tha Paskal Milo.

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Lajme
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Kalo në kategori