Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka përuruar sot në Prizren disa shtëpi të vjetra që janë në mbrotje të trashëgimisë kulturore.
Këto shtëpi janë rinovuar pasi që arkitektura e tyre ishte rrezikuar të prishet për shkak të vjetërsisë.
Gashi tha se do të mundohen që të gjitha shtëpitë e vjetra të restaurohen në mënyrë që të kenë një trashëgmi të pasur kultuore, e të cilat do të shërbejnë për zhvillim ekonomik dhe turizëm.
Gashi shpjegoi se realizimi i masave për ndërhyrje dhe riparime emergjente në ndërtesa – monumente arkitekturale të rrezikuara, financohet nga Ministria e Kulturës dhe se ky do mbetet përkushtimi i tij si ministër që edhe gjatë vitit 2018 të vazhdohet me punët restauruese-konservuese jo vetëm për Qendrën Historike të Prizrenit por edhe për të gjitha asetet e trashëgimisë kulturore në Kosovë.
Gjatë vizitës në shtëpinë e familjes Pomaku, ai u shpreh i lumtur që falë përkushtimit të institucioneve shtetërore, përkatësisht QRTKP-së , gjendja e aseteve të trashëgimisë kulturore po ndryshon për të mirë. Ndërsa tha se për vitin 2018 , kanë ndarë 2 milionë euro për revitalizimin e Qendrës së Prizrenit.
“Në të njëjtën kohë jemi këtu për t’u zotuar se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ketë një prioritet të veçantë, ashtu siç e kam thënë, trashëgiminë kulturore, me theks të veçantë në qytetin e Prizrenit. Ne për vitin e ardhshëm kemi ndarë rreth 2 milionë euro për rivitalizimin e qendrës së Prizrenit dhe kemi disa projekte konkrete me të cilat do të intervenojmë në këtë qendër historike. Po ashtu do të mundohemi që të gjitha këto shtëpi të vjetra t’i restaurojmë në mënyrë që të kemi një trashëgimi të pasur dhe të gjitha këto t’i kthejmë edhe për zhvillim ekonomik dhe turizëm”, tha ai.
Familjarët e familjes Pomaku, u shprehën të kënaqur me mbështetjen e treguar nga ana e institucioneve shtetërore duke potencuar faktin se edhe ata do mbesin të përkushtuar si qytetarë në ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore që ka qyteti i Prizrenit.
E ushtruesi i detyrës në Qendrën Kulturore të Prizrenit, Jusuf Xhibo, tha se shtëpia në të cilën është intervenuar sot, në bazë të stilit të ndërtimit të saj, mund të jetë e shek. 18-të, ndërsa theksoi se duhet bërë hulumtime për të përcaktuar saktë periudha prej kur datojnë shtëpitë e vjetra në Prizren.
Ai tha se intervenimet emergjente, kanë të bëjnë me karakter shpëtimi, ndërsa në të ardhmen do të intervenojnë edhe në pjesët e tjera të shtëpisë që kanë nevojë për renovim.
“Bëhet fjalë për intervenime emergjente, që kanë të bëjnë me karakter shpëtimi dhe jo restaurimi në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo shtëpi ka përfituar prej këtyre masave emergjente ku kemi bërë ndërrimin e pjesshëm të kulmit dhe elementeve që kanë qenë të dëmtuara. Derisa shpresojmë që viteve tjera, pasi të kryhet kjo fazë të ndërhyjmë edhe në pjesët tjera të shtëpisë pasi ka nevojë për intervenim”, theksoi ai.
Zana Mustafa tha se shtëpia është shumë e vlefshme për trashëgiminë kulturore, ndërsa shprehi mirënjohje për renovimin e kulmit, për të cilin tha se ishte amortizuar shumë.
Në Prizren ministri Gashi ka përuruar edhe disa projekte restauruese-konservuese të realizuara gjatë këtij viti si shtëpinë e familjes Alili, restaurimin e dy trafostacioneve të vjetra, Xhaminë e Myderiz Ali Efendisë si dhe shtëpinë e familjes Zhoriq.
Gashi po ashtu ka inspektuar edhe punët restauruese-konservuese në kompleksin e familjes Drini, në Hamamin e Gaz Mehmet Pashës në Prizren, si dhe atë të familjes Morina.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale