LAJMI I FUNDIT:

Motive të pazakonta, pse të huajt përfundojnë në burg në Dubai

Motive të pazakonta, pse të huajt përfundojnë në burg në Dubai

Qyteti më i populluar i Emirateve të Bashkuara Arabe ka kohë që nuk varet më vetëm nga të ardhurat e naftës dhe sot është një nga zonat urbane globale që operon si një pol tregjesh dhe lidhjesh ajrore, që tërheq miliona turistë. Gjatë dekadës së fundit ka tërhequr vëmendjen e botës falë edhe veprave faranoike, atyre arkitektonike, rrokaqiejve më të famshëm si Burj Khalifa.

Konsiderohet si një nga qytetet më të mira për të jetuar në Lindjen e Mesme, e megjithatë ky metropol ka disa hije që ngrenë alarme në ditët e sotme sidomos në atë të të drejtave të njeriut dhe të ligjeve që rregullohen sipas besimit. Këto nuk përputhen me profilin e orientuar drejt kulturës perëndimore që autoritetet kanë projektuar.

Sistemi ligjor bazohet në interpretimin strikt të ligjeve islamike sharia që kostituuon një kod të detajuar të sjelljes, të normave dhe mënyrave të kultit, kritereve të moralit dhe të jetës, gjërave të lejuara dhe të ndaluara.


Ky lloj sistemi mund të vërë në rrezik serioz  të huajt që vizitojnë Dubain, pavarsisht se supozohet që të jetë një qytet perëndimor, por ndodhet në mes të shkretëtirës. Të shumtë janë të huajt që përfundojnë pas hekurave për veprime që në vendet e tyre të origjinës u lejohen dhe kjo ngre një debat mbi hapjen e Dubait ndaj botës.

Sipas ‘The New York Times’, fyerje të tilla si të kapesh për dore në publik, të mbështesësh në Facebook organizata që luftojnë për të drejtat e kafshëve, pirja e alkoolit pa leje përkatëse ose ndarja e një dhome hoteli me dikë të seksit të kundërt që nuk është bashkëshort do të thotë burg për ata që nuk janë njohur me sistemin ligjor vendas.

Ka edhe shumë kontradikta që mund të turbullojnë vizitorët dhe të bëjnë që këta ta teprojnë me limitet e lejuara. Rasti i të drejtave të komunitetit LGBT është nga më shqetësuesit. Pavarsisht jetës së natës me shumë bare dhe klube nate për geit, ku qytetarët nga Europa lindore ofrojnë shërbimet e tyre seksuale në fshehtësi, homoseksualiteti mbetet një krim me dënim me vdekje në Dubai, por aplikohet rrallë në përditshmëri. Dy janë rastet që kanë bërë zhurmë në Mbretërinë e Bashkuar për natyrën e tyre absurde.

Nga njëra anë një elektricist skocez, 27 vjeç u arrestua dhe u dënua me tre muaj burg sepse i rrahu vithet një burri në një bar të mbushur me njerëz. Rasti tjetër është ai i një konsulenti informatike që kreu një gjest të turpshëm, ndërsa ishte duke ngarë një makinë të marrë me qira dhe kjo i kushtoi 6 muaj burg dhe sot gjendet në liri me kusht dhe pasaportën e konfiskuar nga autoritetet.

Një pjesë e arabëve e kuptojnë se sistemi i tyre ligjor nuk ka ndjekur ritmet e Dubait, ndërsa pjesa më e madhe është konformiste me këto norma që ata i konsiderojnë si pjesë thelbësore të një trashëgmie kulturore dhe ajo çka i dallon nga qytetarët perëndimorë.

Amnisty International dhe Human Rights Watch akuzojnë autoritet lokale për burgime arbitrare dhe abuzime me të burgosur, ashtu sikurse kohët e fundit janë shtuar persekutimet në rrjetet sociale, duke i konsideruar këto platforma si të rrezikshme.

Ata vizitorë që i injorojnë këto kufizime duhet të dinë se edhe fakti i shkrepjes së një fotoje të dikujt, pa lejen e tij mund të ndodhë që t’i mbarojë pushimet në një stacion policie. /Bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori