LAJMI I FUNDIT:

Meta emëron këshilltar për Sigurinë ish-drejtorin e SHISH-it

Meta emëron këshilltar për Sigurinë ish-drejtorin e SHISH-it

Presidenti Meta ka emëruar si këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare ish-drejtorin e SHISH-it, Bahri Shaqiri.

Para emërimit të tij si Këshilltar i Presidentit të Republikës, Shaqiri ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, prej muajit Shkurt 2016.

Emërimi i tij ka ardhur disa ditë pasi kryeminsitri Rama ka propozuar për ish-kreun e Shish Visho Ajazi Lika në postin e ambasadorit në NATO.


Njoftimi i presidencës:

Zoti Bahri Shaqiri u emërua Këshilltar i Presidentit të Republikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare në muajin Tetor 2017.

Para emërimit të tij si Këshilltar i Presidentit të Republikës, Z. Shaqiri ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, prej muajit Shkurt 2016.

Z. Shaqiri ka shërbyer pranë Ministrisë së Mbrojtjes, në postin e Këshilltarit të Ministrit të Mbrojtjes, në periudhën 2014 – 2015.

Z. Shaqiri ka mbajtur postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) për një periudhë rreth tetë vjeçare, prej vitit 2005 deri në vitin 2012. Karrierën e tij në SHISH e ka nisur në vitin 2002, si Shef i Kabinetit të Drejtorit të SHISH, dhe njëherazi Përgjegjës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Z. Shaqiri ka qenë anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nga 2005 deri në vitin 2012, si dhe anëtar i Komitetit Ndërministror të Politikave të Sigurisë Kombëtare, nga viti 2005 deri në vitin 2012.
Përgjatë viteve, z. Shaqiri ka kryer me sukses trajnime në fushën e sigurisë kombëtare dhe të menaxhimit.

Më herët, Shaqiri ka qenë i angazhuar në sektorin privat për tetë vjet, si jurist dhe këshilltar ligjor, prej vitit 1994 deri në vitin 2002. Z. Shaqiri e nisi karrierën e tij, pas diplomimit, si jurist pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Financiare, ku shërbeu prej vitit 1992 deri në vitin 1994.

Z. Shaqiri ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit Juridik, Universiteti i Tiranës, prej nga është diplomuar me titullin Jurist në vitin 1992.

Në vitin 2006 përfundoi studimet pasuniversitare për ‘Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci’ pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare. Më tej, në vitin 2010, mori titullin Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti Shqiptar.

Në vitin 2005 i është akorduar titulli ‘Avokat’ nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë. Ndërsa në vitin 2009 është çertifikuar auditues i brendshëm në sektorin publik nga Ministria e Financave.
Z. Shaqiri u lind më 8 Qershor 1970, në Tiranë. Është i ve dhe ka dy djem.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori