LAJMI I FUNDIT:

​Edhe një rezolutë në Kongres për shkarkimin e Trumpit

​Edhe një rezolutë në Kongres për shkarkimin e Trumpit

Për të tretën herë këtë vit, një deputet demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, paraqiti një rezolutë për shkarkimin e presidentit Donald Trump, i akuzuar për pengesë të hetimeve për ndërhyrjet ruse në fushatën zgjedhore të 2016-ës.

Pasi Dhoma kontrollohet nga shumica republikane e presidentit amerikan, rezoluta për momentin besohet se nuk ka shanse të miratohet.

“I bëjmë thirrje Dhomës për të nisur menjëherë seancat dëgjimore për shkarkimin e Trumpit”, deklaroi Steve Cohen, deputet i Tennessee.


Ai akuzon gjithashtu miliarderin për pengim të pavarësisë së gjyqësorit dhe lirisë së shtypit, dhe për përfitim nga funksioni i tij për t’u pasuruar, në sajë të hoteleve.

Rezoluta është mbështetur sipas tij nga pesë kolegë, të gjithë demokratë. Dy rezolutat e tjera janë shfaqur kohë më parë ose janë depozituar zyrtarisht nga deputetët demokratë (Brad Sherman (në korrik) dhe Al Green (në tetor), ky i fundit mbështeste gjithashtu tekstin e Steve Cohen.

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori