Ventura: Kam rezultatet më të mira në 40 vitet e fundit, por do të largohem
Trajneri Giampiero Ventura, fillimisht tha se do të jap dorëheqje, por pastaj e përgënjeshtroi lajmin.
Ai në një intervistë për Le Ienne, ka thënë se është trajneri më i mirë i Italisë në 40 vitet e fundit.
Gazetarët e kanë intervistuar pas fluturimit të tij nga Milano drejt Barit.
“Botërori pa Italinë? Po, do të jetë i shëmtuar, por unë çfarë mund të bëj? Për fat të keq, nuk u kualifikuam. E kam thënë edhe më parë, u kërkoj falje të gjithë italianëve për rezultatin sportiv”.
“Statistikat e mia janë më të mirat e 40 viteve të fundit, kam humbur vetëm dy ndeshje në dy vjet”.
Por në realitet janë tri humbje, nëntë fitore dhe katër barazime.
“Kam shkruar historinë në njëfarë mënyrë? Për fat të keq, po! A do të largohem? Po”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251