LAJMI I FUNDIT:

E sulmoi peshkaqeni tri metra sa ishte në ujë, mjeku britanik e goditi me grusht në hundë dhe i shpëtoi më të keqes (Video)

E sulmoi peshkaqeni tri metra sa ishte në ujë, mjeku britanik e goditi me grusht në hundë dhe i shpëtoi më të keqes (Video)

Një mjek britanik ka arritur ta godas me grusht në  hundë një peshkaqen të bardhë tri metra, duke i ikur kështu dhëmbëve të tij të mprehtë derisa ishte duke bërë “surf” në Australi.

Charlie Fry 25-vjeç ka pësuar vetëm disa plagë të lehta sipërfaqësore në krahun e djathtë nga sulmi i peshkaqenit në plazhin Avoka, që është rreth 90 kilometra në veri të Sydney-it, transmeton Telegrafi.


Fry ka pranuar se si fillimisht kishte menduar se miqtë e tij po tallen, por pas disa sekondave e kuptoi se rreth tij po sillej një peshkaqen dhe iu kujtua se duhet të mbrohet me grushta.

Ideja që të mbrohet me grushta nga peshkaqeni, i kishte ardhur pasi së fundmi kishte shikuar një video të vitit 2015, ku “surfisti” australian Mick Fenning kishte treguar se si e ka goditur me grusht një peshkaqen, duke e detyruar të ikë nga ai.

“Kur më ndodhi e njëjta gjë thash me vete ‘duhet të veproj njëjtë sikurse Mick’. Thjesht e kam goditur me grusht në hundë, kurse për këtë duhet të falënderoj Mike. Faleminderit shumë”, ka deklaruar Fry.

Në ato momente të vështira ai ishte në plazhin Avoka, 90 kilometra në veri të Sydney.

“Isha duke notuar kur papritmas ndjeva një goditje të fortë në anën e djathtë. Thjesht më është afruar pa e ndjerë. Mendova se ndonjë prej shokëve të mi po tallej me mua. Ktheva kokën dhe pashë peshkaqenin duke dalur nga uji dhe sillte kokën. Pa u menduar dy herë e godita në hundë me dorën e majtë dhe arrita t’i ikë”, ka shtuar ai.

Ai pranoi se nuk e kishte ndjerë fare kafshimin dhe dorën e larë në gjak, derisa kishte dalur nga uji. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori