LAJMI I FUNDIT:

Dhuna në Kuvend, 11 pjesëtarë të policisë japin dorëheqje

Dhuna në Kuvend, 11 pjesëtarë të policisë japin dorëheqje

11 pjesëtarë të policisë të cilët nuk kanë kryer detyrat e tyre gjatë së “enjtes së përgjakshme” janë shkarkuar nga puna, gjegjësisht kanë dhënë vetë dorëheqje.

Sipas informacioneve jozyrtare të Fokus, janë shkarkuar gjithë kordoni i parë i policisë, të cilët para Kuvendit nuk kanë reaguar në kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjatë muajve të kaluar janë bërë kontrolle për atë se sa policë kanë qenë në detyrë më 27 prill, të cilët kanë lejuar të eskalojë situata dhe nuk kanë ndaluar dhunuesit. Në ndërkohë nga MPB thonë se po vazhdojnë me masa disiplinore.

Në javën e kaluar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se janë suspenduar 42 policës, ndërsa kundër 70 prej tyre janë marrë masa disiplinore./Telegrafi/