Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim një grup përfaqësuesish të delegatëve të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, të kryesuar nga Iliaz Ramajli.
Përfaqësuesit e delegatëve të 2 Korrikut falënderuan kryeparlamentarin Veseli për përkushtimin e tij të vazhdueshëm, deri në konkretizim të vendimit për të mbështetur financiarisht ish-kuvendarët e viteve të’90-ta.
Iliaz Ramjali tha se që nga viti 2012 është provuar të gjendet një mënyrë për mbështetje financiare të ish-delegatëve, por, sipas tij, kjo nuk ishte arritur të bëhej, deri tani.
“Gjendja sociale e një numri të madh të delegatëve nuk është e mirë. Kjo përkrahje materiale, një numri të madh të delegatëve do t’ia përmirësojë gjendjen materiale, por është dhe një satisfaksion moral për punën që kemi bërë. Falënderojmë kryeparlamentarin Veseli për mbështetjen e tij të vazhdueshme”, theksoi Ramajli.
Ai bëri të ditur se nga 111 delegatë të 1990-s, 34 nga ta kanë vdekur, ndërsa 77 janë ende gjallë, prej të cilëve 65 janë mbi moshën 60-vjeçare.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke falënderuar delegatët e 2 Korrikut për kontributin e tyre, i konsideroi ata hallkë e rëndësishme në lëvizjen tonë për liri dhe pavarësi të Kosovës, të cilët më 2 Korrik dhe 7 Shtator 1990 shfuqizuan agresionin kushtetues të Serbisë të vitit 1989, duke shprehur kështu vullnetin dhe kërkesat e popullit për lirinë e Kosovës si hap i parë drejt pavarësisë së plotë të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Kërkesat e sindikatës për rritjen e pagës minimale do të presin të paktën edhe 10 ditë

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij – por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës