LAJMI I FUNDIT:

“Fundi i Botës”: Aeroplani brenda të cilit futet presidenti amerikan, në rast të shpërthimit të luftës bërthamore! (Foto/Video)

“Fundi i Botës”: Aeroplani brenda të cilit futet presidenti amerikan, në rast të shpërthimit të luftës bërthamore! (Foto/Video)

Ky aeroplan i veçantë është projektuar për ditën kur vjen “fundi i botës” ose për një goditje të papritur nukleare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një aeroplan amerikan i cili është projektuar posaçërisht të ndjek presidentin amerikan kudo që ai udhëton, në rast të një sulmi bërthamor.


Njihet zyrtarisht si Qendra Kombëtare e Operacioneve Ajrore, e cila u lejon presidentëve të SHBA-ve të nxjerrin direktiva dhe të marrin vendime kur janë në qiell.

Boeing E-4B kushton vetëm 250 milionë dollarë dhe një orë punë e tij kushton 160,000 dollarë.

Aeroplani thuhet se ka një gamë të gjerë mekanizmash mbrojtës, duke përfshirë aftësinë për të përballuar impulset elektromagnetike.

Ekuipazhi i aeroplanit përdor instrumentet tradicionale analoge, sepse ato janë më pak të ndjeshme ndaj sulmeve kibernetike.

Megjithëse ky aeroplan nuk është një “fshehtësi”, ai është më i sigurt që brenda tij të qëndrojë presidenti në rast të një Lufte të Re të Ftohtë ose një sulmi bërthamor.

Ndryshe nga aeroplani ceremonial dhe i rehatshëm “Air Force 1”, dhoma kryesore është një “e luftës”, në të cilën ulën në dhjetëra analistë ushtarakë, strategë dhe asistentë për komunikim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori