LAJMI I FUNDIT:

Rrezikohet ndryshimi demografik në Komunën e Preshevës

Rrezikohet ndryshimi demografik në Komunën e Preshevës

Aprovimi i Planit Aksional Lokal për periudhën e 2017-2021, nga përfaqësuesit politikë dhe ata të shoqërisë civile shihet si rrezik për ndryshime demografike në Preshevë, ku mbi 96 për qind e popullatës është shqiptare.

Në brendi të planit thuhet se përveç emigrantëve nga Lindja e Mesme, të rehabilitohen edhe të zhvendosurit intern brenda territorit te ish-Jugosllavisë, me çka nënkuptohet edhe serbët e shpërngulur nga territori i Republikës së Kosovës.

“Anëtarët e Këshillit tonë komunal e kanë lëshuar mbledhjen dhe nuk e kanë pranuar një gjë të tillë”, tha për televizionin publik, Ardita Sinani, kryetare e PVD-së në Preshevë.


“Këto dokumente, në preambulën e saj edhe në kuadër të Planit të saj Aksional për kultivimin dhe mbledhjen e serbëve paramilitarë në territorin e Kosovës, e kanë përpiluar në kabinetin ministrit për Punë Sociale – vitin e kaluar – Aleksandër Vulin”, tha Ragmi Mustafa kryetar i PDSH-së.

Belgzim Kamberi nga KMLDNJ thotë se Plani Aksional është miratuar nga Këshilli Komunal pa transparencë të mjaftueshme, ndërkohë që miratimit të tij është dashur që t’i prijë një diskutim i gjerë publik.

“Duke pasë parasysh çështjen e ndjeshme të këtij plani, i cili respektivisht mund të ndikojë edhe në përbërjen demografike të Komunës së Preshevës, një problem i parë është qe ky plan është aprovuar vetëm nga ekzekutivi dhe nuk e ka përfillur ende Kuvendi komunal”, tha Kamberi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori