LAJMI I FUNDIT:

Ish-zyrtarë të inteligjencës thonë se Trump po manipulohet nga Putini

Ish-zyrtarë të inteligjencës thonë se Trump po manipulohet nga Putini

Dy zyrtarë të lartë amerikanë të inteligjencies thanë të dielën se kanë frikë se presidenti Donald Trump po manipulohet nga presidenti rus Vladimir Putin, pasi Trump tha se besonte në sinqeritetin e Putinit kur ky i fundit ka mohuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.

Ish-drejtori i CIA-s John Brennan dhe ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare James Clapper, thonë se Trump ka keqadministruar lidhjet e Moskës edhe pse një avokat i posaçëm po heton lidhjet e mundshme midis ekipit të fushatës së Trump dhe Rusisë.


“Mendoj se Trump është, për çfarëdo arsye, ose i frikësuar nga Putin, i frikësuar nga ajo që mund të bëjë ose çfarë mund të dalë si rezultat i këtyre hetimeve… Është ose naivitet, injorancë apo frikë për sa i përket asaj që zoti Trump po bën përballë rusëve “, tha Brennan në CNN

Clapper shtoi se liderët e huaj që hapin qilimin e kuq për Trump janë në gjendje të manipulojnë atë.

“Unë mendoj se të dy, edhe kinezët edhe rusët mendojnë se mund të luajnë me të,” tha Clapper.

Komentet e tyre erdhën pasi Trump u tha gazetarëve gjatë fundjavës se kishte folur me Putin përsëri mbi akuzat e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale dhe se presidenti rus sërish ka mohuar përfshirjen.

“Me të vërtetë besoj se, kur ai thotë këtë, e ka me të vërtetë “ u tha Trump gazetarëve.

“Unë mendoj se ai është shumë i ofenduar për këtë çështje, gjë kjo e cila nuk është e mirë për vendin tonë”, shtoi ai. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori