LAJMI I FUNDIT:

Taylor Swift rrëzon nga froni Sam Smithin

Taylor Swift rrëzon nga froni Sam Smithin

Taylor Swift ka arritur edhe një sukses ndërkombëtar sa i përket rrafshit të muzikës.

Bukuroshja ka arritur në ngjitet në renditjen tabelore për albumin më të mirë në botë të “Worldwide iTunes Album Chart”.

Dhjetë artistët e top-listës “Worldwide iTunes Album Chart”

Në këtë formë, Swift ka rrëzuar nga froni britanikun, Sam Smith, i cili kryesoi renditjen për një javë.


Smith ishte në krye të kësaj liste me albumin “The Thrill of It All”, por, tani “Reputation” i Swiftit është në vendin e parë.

“Reputation”, që doli dje në shitje, është një hit i madh tashmë. Billboard sot raporton se janë shiru 700 mijë kopje në dyqane dhe në iTunes brenda 24 orëve. Dhe pritet që brenda javës të shiten 1 milion kopje, por që numri mund të jetë edhe më i lartë.

E treta në renditje është Evanescene me albumin “Synthesis” dhe dhjetëshen e parë e mbyll Imagine Dragons me “Evolve”. /Telegrafi/

Top 10 albumet në këtë top listë janë:

1. Taylor Swift – Reputation

2. SamSmith – The Thrill of It All

3. Evanescence – Synthesis

4. Ed Sheeran – ÷

5. The Corrs – Official page – Jupiter Calling

6. P!nk – Beautiful Trauma

7. Maroon 5 – Red Pill Blues

8. Seal – Standards

9. Elton John – Diamonds

10. Imagine Dragons – Evolve