LAJMI I FUNDIT:

Trump pas takimin me Putinin: Kishim diskutime pozitive

Trump pas takimin me Putinin: Kishim diskutime pozitive

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se pati “diskutime pozitive” me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, në një samit në Vietnam.

Në Twitter, shefi i Shtëpisë së Bardhe sulmoi “armiqtë dhe budallenjtë”, të cilët nuk inkurajojnë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.


Trump deklaroi se Putin i kishte treguar se kishte mbetur i fyer nga akuzat për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, transmeton Syri.net.

Bashkësia amerikane e inteligjencës ka konkluduar se Rusia u përpoq të ndikonte në sondazhe në favor të zotit Trump.

“Putin tha se nuk kishte ndërhyrë në asnjë mënyrë në zgjedhjet tona”, deklaroi presidenti amerikan.

Megjithatë, pas kritikave intensive, Trump sqaroi se mbështeste agjencitë e inteligjencës amerikane në hetimin e tyre.

Dy udhëheqësit nuk patën bisedime formale dypalëshe gjatë veprimtarisë së samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (Apec), por u takuan  ne 3 raste.

Ata folën për krizën e Sirisë dhe akuzat e inteligjencës amerikane.