Maqedoni, Vajgl bind partitë politike për dialog politik me ndërmjetësim evropian
Ka pajtueshmëri parimore nga të gjithë partitë politike të përfaqësuara në Kuvend për pranim të dialogut “Zhan Mone”, deklaroi raportuesi i PE-së për Maqedoninë Ivo Vajgl pas bisedimeve dyditore me koordinatorët e grupeve të deputetëve në Dhomën Përfaqësuese të Maqedonisë.
“Është e qartë se mbizotëron frymë e bashkëpunimit dhe dëshirës që të punohet në interes të vendit. Ekziston vullnet tek të gjithë partitë politike që t’i vendosin interesat e vendit në vend të parë”, tha Vajgl në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.
Vajgl pohon se iniciativa “Zhan Mone” nuk është zëvendësim ose vazhdim i Marrëveshjes së Përzhinës, por qëllimi i saj është hapje e dialogut që do ta rriste empatinë dhe hapje të diskutimit pa presion të opinionit dhe të mediave, që do të kontribuojë drejt funksionimit funksional të Parlamentit.
“Ju bind se PE-ja jep mbështetje për zgjerimin. Është e rëndësishme që Maqedonia t’i realizojë projektet reformuese ambicioze që është me rëndësi thelbësore për hapje të negociatave me BE-në në një kohë të përshtatshme. Datë megjithatë nuk mund t’ju them”, porositi Vajgl.
I pyetur se si pret që deputetët të ulen në tryezë të përbashkët kur ende nuk janë ndriçuar ngjarjet e 27 prillit, Vajgl tha se shpreson se nga kjo përvojë e dhimbshme të gjithë partitë politike do të nxjerrim mësim dhe se në takimin në Paris vetëm do të debatohet për problemet, ndërsa vendi për zgjidhje të tyre është Kuvendi.
Për datë të mundshme për mbajtje të takimit, Vajgl paralajmëroi se ajo është java e fundit e janarit. Temë e takimit të parë do të jetë edhe Rregullorja e Kuvendit dhe Kodeksi etik për deputetët si dhe qeverisja e të drejtës. Takimi do të jetë në format nga një koordinator dhe një deputet nga grupi i deputetëve. Në takim do të marrin pjesë edhe Xhaferi si kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han, si dhe një përfaqësues nga Qeveria dhe nga Parlamenti i Francës si vend nikoqir.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi theksoi se Kuvendi është i gatshëm që t’i ndjekë të gjithë rekomandimet e BE-së dhe t’i zbatojë në tërësi, ndërsa të cilët janë në dobi të institucioneve dhe qytetarëve tanë.
“Ne jemi të përgatitur si Kuvend, ndërsa të njëjtin mendim e ndajnë partitë politike të përfaqësuara në Parlament ta pranojmë rekomandimin e deputetëve në Parlamentin Evropian ta hapim procesin e dialogut në kuadër të projektit ‘Zhan Mone’ si dimension i ri i dialogut të grupeve parlamentare të cilët do të mund të vazhdojnë edhe këtu në shtetin tonë që të kontribuojmë që raporti i ardhshëm i KE-së të jetë pozitiv për Maqedoninë dhe të hapë mundësi për fillim të negociatave”, tha Xhaferi./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
Ushtarë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit