Personat me sëmundje të rralla nuk duhet të ndjehen të diskriminuar por edhe barnat të cilat ata i përdorin duhet të vihen në listën pozitive, kështu kërkojnë përfaqësuesit e shoqatave “Na jepni krahë” dhe “Jetë me sfida”.
Sipas tyre çmimet e barnave të cilat i përdorin pacientët me sëmundje të rralla në të shumtën e rasteve janë të papërballueshme për buxhetin e familjeve të tyre.
“Problemi më i madh është që nuk ka procedurë tenderi, nuk ka ministër për momentin gjithçka është bllokuar, nuk kemi shumë barna, shumë pacient mezi e lidhin muajin me muajin të blejnë barna me shpenzimet e tyre, sepse nuk ka barna dhe disa pacientëve ju duhen urgjentisht dhe nuk mund ta kalojnë ditën pa ato barna”, deklaroi për Alsat M Rebeka Jankovska Risteski, Kryetare e shoqatës “Na jepni krahë”.
Ashtu siç sigurohen barna për sëmundje tjera të sigurohen edhe për personat me sëmundje të rralla këmbëngulin nga Shoqata “Jetë me sfida”
“Momentalisht nuk ka numër të saktë sa pacientë janë pa barna, sepse gjithë këtë vit kaloi disi si “stand by”në pritje, shpresë dhe premtime, duke filluar nga ministri I kaluar me ministrin e tanishëm I cili edhe ai tanimë më ëshë I kaluar. Kjo nuk duhet të ndodhë sepse për 4-5 muaj grupe të ndryshme të njerëzve mbeten pa terapi për shkak të vonesës së tenderëve, për shkak të asaj se nuk dihet kush duhet të nënshkruaj”, deklaroi Vesna Aleksovska, Kryetare e Shoqatës për sëmundje të rralla “Jetë me sfida”.
Pacientët me sëmundje të rralla dhe shoqatat të cilët i mbështesin ata, shqetësimet e tyre i paraqitën në konferencën ”Zgjidhje sistematike për sëmundjet e rralla”, ku kishte pjesëmarrës nga rajoni dhe Evropa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze