LAJMI I FUNDIT:

Robert Enke kreu vetëvrasje para tetë vjetëve, Mertesacker me emocione e kujton: Ai më bëri të kuptoj cilësitë e mia

Robert Enke kreu vetëvrasje para tetë vjetëve, Mertesacker me emocione e kujton: Ai më bëri të kuptoj cilësitë e mia

Robert Enke është ende në memorien e futbollistëve. Ata që ishin të afërt me portierin, nuk e harruan. Dhe sot, tetë vjet pasi që kur kreu vetëvrasje, Per Mertesacker, i cili ishte mik i mirë i Enkes, e ka kujtuar atë përmes një letër emocionale.

Në tekst, futbollisti i Arsenalit kujtoi disa nga momentet që kaluan së bashku me ish-portierin e shumë skuadrave gjermane.


“Kur erdha në hotel për ndeshjet e kombëtares, kisha dy gjëra për të bërë: të regjistrohem dhe ta thërras Robertin”, shkruan gjermani në një nga paragrafët e parë të letrës.

Per Mertesacker and Michael Ballack gjatë nderimit të Robert Enkes në AWD Arena

Enke ishte një person i rëndësishëm në fillim të karrierës së Mertesackerit “Robert hyri në dhomën e veshjes të Hannover 96 në verën e vitit 2004 dhe më përshëndeti ‘Oh, përshëndetje, ti je Per’. Ai po vinte nga skuadra e Barcelonës, e cila gjë më inkurajoi, më bëri të kuptoj cilësitë e mia”.

Mertesacker gjithashtu shkruan në letër edhe rreth sëmundjes që e shtyri të kryej vetëvrasje Enken.

“Duhet ta bëjmë të qartë se njerëzit e prekur nga depresioni në asnjë mënyrë nuk janë të dobët dhe janë më të fortë se në momentin kur e kupton se vuan prej kancerit”, tha gjermani.

Robert Enke gjatë prezantimit te Barcelona

“Lajmi i vdekjes ishte një goditje e madhe për mua. Si ishte e mundur që ia morri jetën vetvetes. Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte me të? Dhe, natyrisht, pyetja që lëndon më shumë: Pse nuk më kishte thënë kurrë për depresionin? Ne ishim miq dhe, siç thuhet, shokët tregojnë gjithçka, por kam mësuar se kjo fshehje i përket sëmundjes klinike të depresionit”, tha ndër të tjerash Mertesacker.

“Me vdekjen e tij, Robert na dha shembull se duhet të luftohet më mirë sëmundjet mendore. Kur mendoj për punën time të re, për shembull, shoh një fushë veprimtarie: verën e ardhshme, pas përfundimit të karrierës sime aktive, do të marr drejtimin e akademisë së Arsenalit në Londër do të kem punë me fëmijët. Kujtimi i Robertit ende më ndihmon sot: herë pas here, përvoja ime me të më vjen sërish në mendje. Pastaj ndiej, përtej dhimbjes, edhe njëherë lumturinë e atyre momenteve”, përfundoi lojtari.

Per Mertesacker me të vejën e Robertit, Teresa Enke

Mertesacker dhe Enke kanë pasur një miqësi të madhe përgjatë dhjetë vjetëve, ani pse nuk kanë luajtur përgjithmonë në një skuadër të njëjtë.

Enke ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare ndërsa ka pasur vetëm tetë paraqitje për kombëtaren gjermane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori