LAJMI I FUNDIT:

Trump e Putin takohen nesër në Vietnam

Trump e Putin takohen nesër në Vietnam

Një takim tjetër mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut amerikan, Donald Trump do të zhvillohet nesër në Vietnam, në kuadër të samitit të Forumit të vendeve të Azi Paqësorit (APEC), theksoi sot këshilltari i Kremlinit, Juri Ouchakov, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

“Ky takim do të zhvillohet më 10 nëntor”, deklaroi Ouchakov, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve TASS, duke shtuar se ora e takimit po diskutohet.

Kremlini e gjykoi dje shumë të mundshëm këtë takim mes presidentit rus dhe homologut amerikan, i dyti që prej betimit të Donald Trump në muajin janar.


“Putin dhe Trump do të marrin pjesë në të njëjtin samit. Kjo është dhe arsyeja e këtij takimi”, deklaroi për shtypin Ouchakov.

“Më e rëndësishme është që do të ketë çështje mbi të cilat do të disktohet duke filluar nga Siria dhe për të përfunduar me Korenë e Veriut”, theksoi ai.

Samiti i vendeve të Azi Paqësorit (APEC) do të zhvillohet në Danang, në qendër të Vietnamit.

Dy drejtuesit u takuan për herë të parë në muajin korrik në kuadër të samitit të G20-s në Hamburg, në Gjermani, për një diskutim që zgjati rreth dy orë e gjysmë.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë vazhdojnë të jenë jo të mira që prej zgjedhjes së Donald Trump si president, në sfondin e krizës në Ukrainë, luftës në Siri dhe akuzave për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Botë
“Miqësia” me Putinin, dy 'goditje' brenda dy dite për Viktor Orbanin e Hungarisë

“Miqësia” me Putinin, dy 'goditje' brenda dy dite për Viktor Orbanin e Hungarisë

Evropa
Piloti turk vdes gjatë fluturimit, aeroplani u desh të bënte ulje emergjente në Nju Jork

Piloti turk vdes gjatë fluturimit, aeroplani u desh të bënte ulje emergjente në Nju Jork

Botë
Dy gjëra në të cilat “bota duhet të ketë vëmendjen” në Lindjen e Mesme, gjatë ditëve në vijim - sipas gazetarit britanik

Dy gjëra në të cilat “bota duhet të ketë vëmendjen” në Lindjen e Mesme, gjatë ditëve në vijim - sipas gazetarit britanik

Botë
Zelensky në Samitin e Dubrovnikut, nënshkruan marrëveshje për mbështetje dhe bashkëpunim afatgjatë me kryeministrin kroat

Zelensky në Samitin e Dubrovnikut, nënshkruan marrëveshje për mbështetje dhe bashkëpunim afatgjatë me kryeministrin kroat

Evropa
Izraeli mund të dobësojë Hezbollahun, por ideologjia e grupit do të vazhdojë - paralajmëron gazetari i BBC

Izraeli mund të dobësojë Hezbollahun, por ideologjia e grupit do të vazhdojë - paralajmëron gazetari i BBC

Botë
Kalo në kategori