LAJMI I FUNDIT:

Shumë vite komunizëm, shumë viktima: Fotot e rralla të Enverit (Foto)

Shumë vite komunizëm, shumë viktima: Fotot e rralla të Enverit (Foto)

Data 8 nëntor është shpallur si Dita e Viktimave të Komunizmit me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit të Tetorit në Rusi.

“100 vjet komunizëm-100 milionë viktima”, shkruan WSJ, një prej gazetave më të mëdha në botë.


Për Shqipërinë kjo datë ka një tjetër simbolikë: është 76-vjetori i themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare.

Komunistët shqiptarë e festojnë si çdo përvjetor tjetër këtë ditë të shënuar për ta, që në fakt shkaktoi me mijëra viktima në radhët e shqiptarëve.

Për SHBA-në, është dita e mbi 100 milionë viktimave të komunizmit në vendet ku sundoi sistemi komunist.

“Para 100 vitesh, regjimi totalitar komunist në gjithë botën kanë vrarë më shumë se 100 milionë njerëz dhe kanë bërë shumë dhunë dhe shkatërrime. Sot përkujtojmë të gjithë ata të cilët kanë vdekur dhe të gjithë ata që vazhdojnë të vuajnë nga komunizmi”, njofton sot Shtëpia e Bardhë.

Themelimi i PKSH-së më 8 nëntor 1941, është momenti kur u bashkuan grupet komuniste, nën kujdesin e komunistit serb, Miladin Popoviç.

Ai zgjodhi në krye të PKSH-së, Enver Hoxhën, i cili e mbajti Shqipërinë rreth 50 vjet nën diktaturë.

Një galeri me fotografi sjell detaje të momenteve historike qysh prej kohës kur diktatori quhej “Taras” për të vazhduar me fotografinë kur mori edhe dekoratën si hero kombëtar i Jugosllavisë. /mapo.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori