Telekomi i Kosovës (PTK) nuk ka arritur të alokojë mjete të dividentës për Qeverinë e Kosovës as në vitin 2016 dhe as për vitin 2017, dhe për këtë arsye nuk kanë planifikuar devidentë nga kjo kompani në buxhetin 2018.
Kështu ka deklaruar sot ministri i Financave, Bedri Hamza, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Financa për raportin financiar të buxhetit të Kosovës për 2016.
Sipas ministri Hamza një gjë e tillë ka ndodhur pasi që Telekomi i Kosovës nuk ka performancë të mirë financiare në vitet e fundit, edhe pse qeveria është aksionar i kësaj kompanie.
“Nëse e shikojmë raportin e shikim që kemi pasur një dinamikë të mirë të përmbushjes së planit të të hyrave, kemi pasur një ekzekutim të pranueshëm të buxhetit, është ruajtur deficiti primar brenda parametrave dhe brenda rregullës fiskale dhe kemi pasur në fund të vitit një bilanc bankar pozitiv. U përmend çështja e dividentës me shumë të drejtë që realisht nuk është mbledhur as në vitin 2016, nuk do të ketë as në vitin 2017, dhe duke i parë ecuritë dhe zhvillimet në këtë drejtim, për vitin 2018 as që kemi planifikuar dividendë për shkak të situatës financiare që ndodhet në atë kompani”, deklaroi Hamza.
Ministri Hamza duke shpalosur raportin financiar tha se 3.5 për qind ka pasur shpenzime më shumë për paga dhe mëditje, ndërsa ka pasur një ulje të shpenzimeve për mallra dhe shërbime 2. 8 për qind, krahasuar me vitin paraprak.
Safete Hadërxhonaj nga PDK, mendon se ka pasur një dinamikë të mirë të të hyrave dhe shpenzimeve. Mirëpo ajo tha se shkurtimet e shpenzimeve për investimet kapitale nuk janë të dëshirueshme.
“Ajo çka është me rendësi të përmendet, është se ka një dinamikë të mirë të realizimit të të hyrave, por ka edhe një dinamikë të mirë edhe për shpenzimet, mirëpo nuk e kam konsideruar si çështje të mirë shkurtimin e mjeteve për investimet kapitale, sepse në bazë të raporteve të cilat po na vijë edhe prej institucioneve të ndryshme, ka reagime se për shkak të shkurtimeve të mjeteve kanë mbetur disa projektet të pa realizuara”, deklaroi Hadërxhonaj.
Naser Osmani nga LDK ka thënë se vlerëson si një sukses për auditimin e shpejtë të këtij raporti, pasi që nuk ka pasur ndonjë herë auditim më të shpejtë dhe sipas tij, ministri po e lexon një raport që nuk është menaxhuar nga ai.
Sipas Enver Hotit nga Nisma, punësimi me kontrata mbi vepër në bazë të këtij raporti është mbi 1300.
Hoti ngriti çështjen e mos realizimit të dividentës nga Telekomi i Kosovës për vitin 2016 dhe për shumën e madhe të pagesave për rastet e humbura në gjykata në vlerë prej mbi 6 milionë euro.
Ministri Hamza ka arsyetuar sot vendimin e Qeverisë për heqjen e akcizës në mazut dhe gaz të destinuar për prodhim. Ai tha se ky vendim do të ketë efekt nga janari 2018 për t’i ndihmuar prodhuesit vendorë, që bëhet fjalë vetëm për kompanitë prodhuese për burime të energjisë ose lëndë djegëse do të jenë përfitues, jo edhe bujqit dhe individët.
“Të gjitha masat e marra, duke përfshirë edhe vendimet ët cilat i kemi sjellë për konsultim sot në komisionin për Buxhet për lirimin e tatimit të akcizës jam i sigurt se do të ndihmojnë prodhuesit në vendin tonë që të jenë më konkurrent jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon dhe më gjerë dhe do të na bëjnë një treg më atraktiv për investime të huaja. Për këto arsye Qeveria e Kosovës ka marr vendim për lirimin nga tatimi i akcizës të prodhuesve dhe kërkoj që edhe ju ta mbështesni këtë vendim për të mirën e prodhuesve tanë”, tha ministri Hamza. /KosovaPress/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!