LAJMI I FUNDIT:

Trump: Mos na vini në provë!

Trump: Mos na vini në provë!
President Donald Trump talks about North Korea during a briefing on the opioid crisis, Tuesday, Aug. 8, 2017, at Trump National Golf Club in Bedminster, N.J. (AP Photo/Evan Vucci)

“Mos na vini në provë!” Donald Trump iu drejtua Koresë së Veriut me një paralajmërim të qartë, duke i kërkuar të mos i nënvlerësojnë Shtetet e Bashkuara e duke dënuar atë që e quajti “një fantazi e errët” e jetës në vendin e izoluar komunist.

Komentet e tij, shefi i Shtëpisë së Bardhë i bëri gjatë një fjalimi të mbajtur në Parlamentin koreano-jugor.

“Kam shpresën se nuk flas vetëm për vendet tona, por për të gjitha kombet e civilizuara kur i them Veriut se do ta mbrojmë deri në fund sigurinë tonë të përbashkët, begatinë që ndajmë mes nesh dhe lirinë tonë të shenjtë. Ne nuk do të lejojmë që Amerika apo aleatët tanë të shantazhohen ose sulmohen. Nuk do të lejojmë që qytetet amerikane të kërcënohen me shkatërrim. Ne nuk do të frikësohemi dhe nuk do të lejojmë që mizoritë më të mëdha të historisë të përsëriten këtu, në këtë tokë ku luftuam e derdhëm gjak”, tha Trump.


Presidenti amerikan iu drejtua më tej liderit koreano-verior, Kim Jong-un, duke i thënë se armët që po zhvillon nuk e bëjnë dot më të sigurt dhe i nxiti shtetet e tjera të bashkojnë forcat për ndalimin e Penianit.

Fjalët e tij u ndoqën me vëmendje të madhe nga ligjvënësit koreano-jugorë, por ndonëse retorikën e kishte të ashpër, nuk iu kthye sërish gjuhës bombastike kundër Penianit: “Kohës për justifikime i ka ardhur fundi. Tani është koha për forcë. Nëse doni paqe, duhet të jeni të fuqishëm në çdo moment. Bota nuk e toleron dot kërcënimin e një regjimi mashtrues që kërcënon me rrënim nuklear”.

Ndalesa në Korenë e Jugut ishte pjesë e turneut 11-ditor të Trump në Azi, i cili, pas Seulit, shkon në Pekin, ku kreu i administratës amerikane do të pritet me nderime të cilat nuk i janë rezervuar ndonjë Presidenti tjetër amerikan që prej themelimit të Republikës Popullore të Kinës. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori