LAJMI I FUNDIT:

Për vite më radhë i rridhte gjak nga hunda dhe duronte dhimbje të mëdha, mjekët u habitën kur i gjetën dhëmbin e rritur në hundë (Foto)

Për vite më radhë i rridhte gjak nga hunda dhe duronte dhimbje të mëdha, mjekët u habitën kur i gjetën dhëmbin e rritur në hundë (Foto)

Një grua e cila nga dhimbjet e mëdha që i kishte në hundë u detyrua të shkoj për kontroll te mjeku, kishte habitur stafin e spitalit kur ata zbuluan diçka të pazakontë tek ajo.

Kinezja nga qyteti Changsha, vazhdimisht kishte probleme me hundën e ënjtur. Asaj gjatë gjithë kohës i rridhte gjak nga hunda që i vështirësonte punët edhe me frymëmarrje, dhe mendonte se kishte inflamacion të mukozës së hundës, transmeton Telegrafi.

E lodhur nga dhimbjet e vazhdueshme, vendosi të shkoj te mjeku për kontroll, por kur ata e kuptuan se çfarë po i rritej në hundë mbetën të shokuar.


Atë e dërguan me urgjencë në sallën e operimit, dhe aty arritën t’i largojnë një dhëmbë që i është rritur në hundë.

Ajo vuante nga hiperdontoza, që nënkupton se ajo ka tepricë të dhëmbëve në nofull. Megjithatë, të rralla janë rastet kur dhëmbët e tepërt të arrijnë deri në hundë siç ka ndodhur në rastin e kësaj gruaje. /Telegrafi/