Babai dhe vëllai i Fahri Bunjakut, të vrarit në Podujevë vitin e kaluar, dëshmuan në gjykimin e tre vëllezërve Llugaliu.
Avdyl e Mensur Bunjaku treguan para gjykatës se si ndodhi ngjarja që la të vrarë familjarin e tyre të ngushtë, Fahri Bunjaku, në ngjarjen që tronditi Podujevën në shkurt të vitit 2016.
Lidhur me vrasjen që ndodhi në orët e mbrëmjes të 7 shkurtit të vitit të kaluar në Rrugën e Xhamisë në Podujevë, po akuzohen Esat, Sadat e Fejard Llugaliu.
Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Besa Limani, Mensur Bunjaku, vëllai i të vrarit, tregoi se zanafilla e problemit ishte shitblerja e disa kafshëve në territorin e Serbisë, e kjo ngjarje kishte ndodhur 1-2 vjet para se Fahri Bunjaku të vritej.
“Ne i kemi blerë disa kafshë afër Beogradit dhe dikush prej këtyre [të akuzuarve] e ka thirr babën tim në telefon”, tha dëshmitari Bunjaku.
Ai tregoi se babai i tij nuk e dinte se i kishin blerë kafshët.
“Pasi (babai) më pyeti se a i kam blerë unë e pranova se i kam bo pazar dhe baba i është përgjigj atyre se i kemi ble dhe nëse doni le t‘shkon mi marrë nëse ia jep pronari serb, për ne nuk ka problem”, rrëfeu në Gjykatë vëllai i të ndjerit.
Dëshmitari tregoi se si rrjedhojë e këtij rasti, kishin ndërprerë komunikimin me familjen Llugaliu dhe nuk kishin folur më e madje as nuk kishin shkuar në të njëjtin treg me ta.
Më tej, në dëshminë e tij, Mensur Bunjaku tha se ndonëse nuk kishin folur me familjen Llugaliu, rreth një javë para se të ndodhte vrasja, atij i ishte zënë rruga nga një pjesëtar i familjes Llugaliu në qytetin e Podujevës.
“Rrugën ma ka nxanë Fejard Llugaliu dhe derisa isha duke biseduar me një shok, kerret kanë kalu dhe më ka ardhur në drejtim temin”, dëshmoi Bunjaku.
Sipas dëshmitarit, ngjarja nuk përfundoi këtu dhe vetëm sa u bë edhe më dramatike.
“Kur erdha para postës më ka dalë para kerrit. Unë e ndala kerrin dhe i thashë: çka po don o burrë”, vazhdoi rrëfimin për ngjarjen dëshmitari.
Ai deklaroi se në një moment Fejard Llugaliu e kishte nxjerrë revolen.
“Ma hapi derën e veturës dhe ia nisi me shajtë me nanë, me grua, me familjarë dhe e nxori revolen dhe më tha ‘unë moti të kisha vra e t‘kish dalë bari mbi varr, por ja që sot erdhi dita me të vra’. Një nip i joni i cili ka qëllu në Podujevë ka ardhur dhe i ka ra”, përshkroi incidentin që i parapriu vrasjes dëshmitari.
Dëshmitari tregoi se pas këtij incidenti, babai i tij i kishte dërguar njerëz familjes Llugaliu për ta pyetur se çka ju kemi borxh dhe pse po doni të m’i vrisni djemtë.
Prokuroria pretendon se pikërisht ishte ky rast që i parapriu rastit të 7 shkurtit ku mbeti i vrarë i riu Fahri Bunjaku.
Prokuroria Themelore në Prishtinë i akuzon Esat Llugaliun, Sadat Llugaliun dhe Fejard Llugaliun se së bashku kanë kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sepse me dashje që ta privojnë nga jeta tani të ndjerin Fahri Bunjaku, për shkak të një konflikti të mëparshëm që kishin rreth biznesit – shitblerjes së kafshëve me shumicë – i kanë dalë në pritë dhe kanë shtënë në drejtim të tij.
Sipas aktakuzës, Bunjaku duke tentuar të largohej nga vendi ku i kishin zënë pritë, në vetëmbrojtje plagosi Esat Llugaliun, ndërsa të pandehurit e tjerë, Sadat dhe Fejard Llugaliu, e ndoqën nga pas duke shtënë në drejtim të tij e pastaj duke e goditur me shkopinj druri.
Nga plagët e marra, Bunjaku vdiq në QKUK, thuhet në aktakuzën e prokurorisë themelore.
Të akuzuarit e këtij rasti nuk e kanë pranuar fajësinë, duke u deklaruar të pafajshëm. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndahet nga jeta e kryepeshkopi Anastas Janullatos, Spiropali: Kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova