LAJMI I FUNDIT:

Prioritetet e Kastratit për komunën e Kamenicës

Prioritetet e Kastratit për komunën e Kamenicës

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati, në një përballje  në Telegrafi.com me kundërkandidatin e tij nga radhët e LDK-së, Shaip Surdullin, ka treguar prioritetet e tij për komunën e Kamenicës.

Kastrati ka thënë se ka tri çështje kryesore: ujin dhe kanalizimin, arsimin dhe shëndetësinë.

“Në komunën e Kamenicës ka ende probleme me ujin dhe kanalizimin, gjatë mandatit tim do t’i shtrijmë rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimit. Pastaj tek arsimi i cili deri më tash ka shërbyer në interes të partive politike e kjo nuk do të ndodhë më. Nuk do të ketë më nxënës të uritur, pra do të ketë shujta falas dhe dollap personal për secilin nxënës, kontroll sistematike mjekësore në çdo shkollë, si dhe përzgjedhja e mësimdhënësve  dhe drejtorëve do të bëhet në bazë të njohurive të tyre e jo në bazë të interesave partiake”, ka thënë Kastrati.


Ai më tej ka thënë se sa i përket sektorit të shëndetësisë do ta rregullojnë problemin për mungesën e barnave esenciale.

“Në Kamenicë kemi probleme me materiale shëndetësore dhe barna esenciale e që shpesh ndodh që pacientëve tu kërkohet të blejnë edhe shiringa e me Vetëvendosjen kjo nuk do të ndodh. Do ta rifunksionalizojmë edhe gjinekologjinë”, u shpreh Kastrati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori