LAJMI I FUNDIT:

Fillon ueb-samiti më i madh në botë (Foto/Video)

Fillon ueb-samiti më i madh në botë (Foto/Video)

Për herë të dytë me radhë është duke u mbajtur ueb-samiti më i madh në botë në Lisbonë të Portugalisë.

Organizatorët e ueb-samitit kanë arritur të bashkojnë afro 60 mijë persona nga më shumë se 170 vende të ndryshme të botës, ku në mesin e pjesëmarrësve është edhe portali Telegrafi.


Vendet me pjesëmarrjen më të madhe në këtë ueb-samit janë: Austria, Belgjika, Brazili, Kanada, Franca, Gjermania, India, Irlanda, Izraeli, Italia, Holanda, Polonia, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra, Britania e Madhe, Ukraina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ueb-samit janë duke marrë pjesë mbi 1200 folës të klasit botërorë, që udhëheqin “agjendën” e lajmeve ndërkombëtare dhe kompanitë më me ndikim në botë.

Vlen të theksohet se prezentë janë Margrethe Vestager, komisionerja evropiane që gjobiti Google me 2.4 miliardë euro, bashkëthemeluesi i Slack, Stewart Butterfield, Al Gore, drejtori ekzekutiv i Reddit, Steve Huffman, Sekretari  i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe drejtori ekzekutiv i Booking.com, Gillian Tans. Pjesëmarrës i ueb-samitit është edhe Stephen Hawking.

Por ueb-samiti nuk do të kishte kuptim nëse do të mungonin edhe start-upat më të mirë në botë, ku raportohet se mbi 200 prej tyre që cilësohen së më të suksesshmit do të jenë pjesë e kësaj jave të madhe.

Gjithashtu mbi 1400 investitorë të teknologjisë do të flasin për përvojat e tyre siç është themeluesi i Breyer Capital, Jim Breyer, Dick Kramlich nga NEA dhe Tim Draper nga Draper Associates.

Për dallim nga e hera e kaluar ku kanë marrë pjesë e folur vetëm 2 apo 3 gazetarë, sa i përket medieve prestigjioze ndërkombëtare, në Lisbonë do të flasin edhe flasin edhe ekspertë të New York Times, Wall Street Journal, The Guardian, Financial Times, Politico, Inc, Forbes, Mashable, Vogue, Venture Beat dhe Business Insider. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Pepermaster CTO në AMD

Pepermaster CTO në AMD

Teknologji
Kalo në kategori