LAJMI I FUNDIT:

Tahiri për kryeprokurorin Lumezi: Verifikimi të përfundojë sa më shpejt

Tahiri për kryeprokurorin Lumezi: Verifikimi të përfundojë sa më shpejt

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka deklaruar se sqarimi i fakteve në çështjen e provimit të Jurisprudencës së kryeprokurorit Aleksandër Lumezi është më se i nevojshëm të ndodhë sa më parë që është e mundur.

Ai ka shkruar në facebook se për këtë edhe një herë kërkova zotimin edhe të shefes së EULEX-it, Alexandra Papadopoulou gjatë një takimi që pata me të.


“Është e rëndësishme që supozimet t’i lenë hapësirë fakteve konkrete dhe që ky proces verifikimi të përfundojë sa më parë në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe të ruhet kredibiliteti i institucioneve tona”, ka shkruar ai. /Telegrafi/