LAJMI I FUNDIT:

Qaka: Ftesa e Shqipërisë, ëndërr e bërë realitet

Qaka: Ftesa e Shqipërisë, ëndërr e bërë realitet

Kamer Qaka është emri më i ri i ftuar nga Shqipëria për ndeshjen me Turqinë.

Djaloshi i lindur në vitin 1995 ka lindur në Kosovë, ndërsa është larguar në moshën dy vjeçare drejt Norvegjisë.


Ai do ta zëvendësojë Amir Abrashin i cili vazhdon të ndjejë dhimbje nga lëndimi.

“Sot më kanë njoftuar. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të luaj për Shqipërinë. Kjo është e vërtet, zemra ndjeu kështu”.

Abrashi nuk ia del me lëndimin, ftohet Qaka për herë të parë
Lexo po ashtu Abrashi nuk ia del me lëndimin, ftohet Qaka për herë të parë

“Shqipëria vjet luajti në Kampionatin Evropian. Është një skuadër kombëtare shumë, shumë e mirë” ka thënë Qaka për gazetën norvegjeze VG.

Dëshmia që ai e do Shqipërinë është se ai ka një shqiponjë tatuazh në duar.

Qaka gjatë prezantimit te klubi rumun

Qaka të shumtën e karrierës e ka kaluar në Norvegji, ndërsa ka qenë pjesë e akademisë së Valerengas.

Ai ka luajtur edhe për Raufoss, Honefoss BK, Sarpsborg 08 dhe Kristiansund BK.

Këtë vit ai kaloi në Rumani te skuadra CSM Politehnica Iași ku ka zhvilluar 13 ndeshje. /Telegrafi/