LAJMI I FUNDIT:

Ceremonitë hollivudiane vazhdojnë të zhvillohen nën hijen e skandaleve seksuale

Ceremonitë hollivudiane vazhdojnë të zhvillohen nën hijen e skandaleve seksuale
(Foto: Getty Images)

Sezoni i çmimeve u çel në Hollywood me edicionin e 21-të të ‘Hollywood Film Awards’ në Beverly Hills, ku ndryshe nga ceremoni të tjera, vlerësimet shpallen përpara shfaqjes.

Për këtë arsye, se cilët janë filmat dhe aktorët e privilegjuar, kjo dihet që në fillim: Gary Oldman me një çmim karriere; Jake Gyllenhaal, aktori më i mirë; çmimi i aktorit më të mirë joprotagonist i takoi Sam Rockwell. Te femrat, aktorja më e mirë u shpall Allison Janney dhe ajo në rol dytësor Mary J. Blige.


(Foto: Getty Images)

Ashtu siç është e pashmangshme që të ndodhte, bisedat gjatë këtij sezoni shpërblimesh u dominuan jo nga filmat, por nga skandali i ngacmimeve seksuale që ka tronditur qendrën e industrisë amerikane të filmit.

“Së pari duhet krijuar një hapësirë mbrojtjeje për viktimat, që të arrijnë të flasin pa frikë. Sistemi gjyqësor duhet të merret më shumë me ngacmimin seksual, sepse duket sikur ka një boshllëk në këtë drejtim”, ka deklaruar regjisori Denis Villeneuve.

“Shpresoj që të ketë një ndryshim sistematik të situatës. Shpresoj që të gjitha ato gra dhe burra të guximshëm që folën, të dëgjohen, e për rrjedhojë ndryshimi të prodhohet vërtet. Unë vet jam shumë i interesuar për të vërtetën”, është shprehur aktori Jake Gyllenhaal.

(Foto: Getty Images)

“Mendoj se me gjërat që po ndodhin në Hollywood është vërtet koha për të ndryshuar diçka. Njerëzit kanë abuzuar me pushtetin gjithmonë, e jo vetëm këtu. Ama unë besoj se jetojmë në një botë ku gjëra të tilla nuk tolerohen më dhe them se, prej kësaj të keqeje do të dalë diçka e mirë”, ka deklaruar aktorja Allison Janney.

Në mesin e fituesve të tjerë ishte edhe Angelina Jolie, me filmin më të mirë në gjuhë të huaj, “First They Killed My Father”; Joe Wright si regjisori më i mirë për “Darkest Hour” dhe shpërblimi i ansamblit për “Mudbound”. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori