LAJMI I FUNDIT:

Chelsea triumfon ndaj Unitedit në derbin e javës në Ligën Premier (Video)

Chelsea triumfon ndaj Unitedit në derbin e javës në Ligën Premier (Video)
LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 05: Alvaro Morata of Chelsea (obscure) celebrates scoring his sides first goal with his team mates during the Premier League match between Chelsea and Manchester United at Stamford Bridge on November 5, 2017 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Chelsea ka fituar ndaj Manchester Unitedit me rezultat minimal 1-0 në derbin e javës në kampionatin anglez.

Antonio Conte ka triumfuar përball Jose Mourinhos në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 11-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë me të dy skuadrat që krijuan nga disa raste për shënim, por asnjëra nuk gjeti rrugën e rrjetës dhe shkuan në pushim pa gola.


Duel gjatë pjesës së parë (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Chelsea hyri më furishëm në ndeshje duke arritur të gjejnë edhe golin e epërsisë.

Ishte sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, i cili shënoi për 1-0 gol të bukur me kokë në minutën e 55-të të ndeshjes pas asistimit të Cesar Azpilicuetas.

De Gea duke shikuar goditjen e Moratas duke përfunduar në gol (Getty Images)

Në vazhdimin e ndeshjes, Djajtë e Kuq u munduan të gjejnë golin e barazimit duke rrezikuar disa herë, por Blutë arritën të menaxhojnë mirë rezultatin dhe në fund morën një fitore të vështirë me rezultat minimal 1-0.

Pas kësaj fitore, Chelsea renditet në pozitën e katërt me 22 pikë të mbledhura, ndërsa Unitedi vazhdon në pozitën e dytë me një pikë më shumë, pra 23.

Në ndeshjen e ardhshme, skuadra e Antonio Contes udhëton te West Bromwich Albion, ndërsa Unitedi e pret në shtëpi Newcastle Unitedin. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x67t3cv

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Ndërkombëtare
“Ky ekip i Realit nuk është Galacticos”, Seedorf nis një debat në lidhje me ekipin aktual të Los Blancos

“Ky ekip i Realit nuk është Galacticos”, Seedorf nis një debat në lidhje me ekipin aktual të Los Blancos

La Liga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Kalo në kategori