LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë rrit pagën e administratës, zvogëlon subvencionet në bujqësi

Qeveria e Maqedonisë rrit pagën e administratës, zvogëlon subvencionet në bujqësi

Qeveria gjatë vitit të ardhshëm do të shtojë mjetet financiare për pagat në krahasim me këtë vit. Sipas Propozim-buxhetit për vitin 2018, Qeveria për paga ka paraparë rreth 400 milionë euro, që është për 7.5 milionë më shumë në krahasim me vitin 2017.

Kjo është rezultat i rritjes së pagave në disa sektorë, në administratë, shëndetësi me 5 për qind, por edhe për punësime të reja në çerdhet për fëmijë dhe institucione tjera.

Nga Ministria për punë dhe politikë sociale njoftojnë se bëhet fjalë për 200 punësime, që është hapi i parë drejt tejkalimit të deficitit të madh të kuadrit në çerdhet për fëmijë, ku sipas Ministrisë, janë të nevojshme 2.000 punësime të reja.


Nga ana tjerër, derisa Qeveria shton mjetet për pagat në sektorin publik, në bujqësi parasheh më pak financa për subvencionet nga ajo që premtonte në fushatë sipas programit zgjedhor. Saktësisht, Qeveria për vitin 2018 ka paraparë rreth 136 milionë për subvencione, ndërsa para zgjedhjeve parlamentare premtonte 160 milionë euro.

Nga agjencione përkatës sqarojnë se shuma prej 160 milionë nuk ka qenë e paralajmuar për vitin e ardhshëm, por ai numër duhet të arrihet në mënyrë graduale deri në fund të mandatit të kësaj qeverie, që, në rast se nuk organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, përfundon në vitin 2021./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori