LAJMI I FUNDIT:

Mimoza Shkodra dhe Seldi publikojnë duetin “Dashni” (Video)

Mimoza Shkodra dhe Seldi publikojnë duetin “Dashni” (Video)

Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra janë një ndër çiftet më të përfolura kohët e fundit të estradës muzikore shqiptare.

E gjithë kjo pasi që dashurinë e tyre e kurorëzuan ditë më parë me fejesë, ku morën shumë urime dhe përgëzime.


E sot dyshja ka sjell edhe projektin e parë muzikor si çift, të cilin e kanë titulluar “Dashni”.

Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu duke vallëzuar

Klipi ka ardhur pa ndonjë paralajmërim dhe i befasishëm për fansat e tyre ndërsa një pjesë është regjistruar në Prishtinë.

Theksojmë se tekstin e këngës e ka shkruar Petro Xhori ndërsa instrumentalin e ka bërë Irkenc Hyka.

Ndryshe, dyshja ka paralajmëruar se do të sjell ndaras edhe këngë të reja gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/

https://youtu.be/ffG9OH4OAko?t=2